Home Kosova Kosovarët transportohen nga policia serbe kundrejt 1500 Eurove

Kosovarët transportohen nga policia serbe kundrejt 1500 Eurove

910
0

Qytetarë nga Kosova të ndalur nga policia kufitare serbe në një fushë afër Suboticës, në përpjekje për të depërtuar në Hungari, 6 shkurt 2015 [Reuters]
Qytetarë nga Kosova të ndalur nga policia kufitare serbe në një fushë afër Suboticës, në përpjekje për të depërtuar në Hungari, 6 shkurt 2015 [Reuters]
Mediat kosovare kanë transmetuar një video amatore të kosovarëve që largohen drejt Hungarisë, por ajo që është më e rëndësishmja është se kosovarët transportohen nga policia serbe në mënyrë që të mund ta kalojnë më lehtë kufirin ndonëse kundrejt pagesës.

Videoja amatore është regjistruar në Subosticë që konsiderohet të jetë edhe vendi i takimit të emigrantëve kosovarë me trafikantët që i ndihmojnë ata të kalojnë kufirin.

Videoja tregon qartë se policia serbe e cila i ndihmon kosovarët të kalojnë kufirin me Hungarinë është e vendosur në fillim të fugonit ndërsa pasagjerët janë mbrapa.

Sipas mediave kosovare në këtë video janë katër klandestinë të cilët po ndihmohen të kalojnë kufirin nëpërmjet policisë serbe, kundrejt një pagese prej 1500 euro për person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here