Home Aktualitet PD fiton bashkinë e Kavajës me rezultat të ngushtë

PD fiton bashkinë e Kavajës me rezultat të ngushtë

517
0

Kandidati Isa Sakja i Partisë Demokratike do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, në dy vitet e ardhshme. Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.

Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.

Këto ishin zgjedhje të parakohëshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Roshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Kështu Sakja grumbulloi 11155 vota, Murati 11127 vota, ndërsa Maksim Kona i LSI-së 1960 vota. 698 vota u shpallën të pavlefshme.

Kanë mbetur për t’u numëruar edhe 80 vota, të cilat janë hedhur në kutinë e gabuar, por që nuk pritet të prodhojnë ndryshim rezultati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here