Home Aktualitet Aksidenti ku vdiqen 2 femije, prokuroria shpall fajtore 4 kolauduesit

Aksidenti ku vdiqen 2 femije, prokuroria shpall fajtore 4 kolauduesit

685
0

Prokuroria ka plotesuar dosjen per fajtoret e aksidentit ku gjeten vdekjen 2 vogelushet dhe u plagos nene ne aksin rrugor Durres – Kavaje.

Familja po shkonte drejt Rogozhinës për të vizituar babain që ndodhej në paraburgim për një ndërtim pa leje, por udhetimi u pre në mes kur makina doli nga rruga dhe hyri mes mbrojtëseve metalike që qëlluan të prera në atë segment.

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tiranë ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim ceshtjen penale me te pandehur shtetasit Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku (kolaudues) per vepren penale te “shperdorimit te detyres““, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas prokurorisë, pasoja e rëndë (vdekja e dy fëmijëve), nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga nëna, që ishte drejtuese e makinës, por shkaku kryesor, përcaktues i ardhjes së pasojës së rëndë është elementi horizontal i mbrojtëses metalike anësore të rrugës, cka do të thotë se rruga është lejuar të shfrytëzohet jashtë kushteve teknike të sigurisë në rrugë dhe të jetës.

Kështu, në Aktin Kolaudues, mbështetur në gjendjen reale të rrugës të pandehurit nuk duhet ta shpallnin rrugën të shfrytëzueshme.

Por në aktin e kolaudimit të shprehnin rezervën e tyre (me kolaudim pjesor, sic ka parashtruar mbikqyrsi i punimve) se rruga lejonte mundësi rrezikshmërie të rëndë, për të vepruar më pas ARRSH-ja dhe të ishte kjo e fundit për të vendosur se si do të veprohej më tej.

Pra, janë pikërisht veprimet dhe mosveprimet me dashje arsyeja që i ngarkon me përgjegjësi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, të katër kolaudusët, A.K, A.Q, A.N dhe M.K.

Si pasoje gjeten vdekjen dy të miturit, 3 dhe 5 vjeç teksa po shkonin të takonin babain e tyre në burgun e Rrogozhinës, ndërsa u plagos nëna e tyre 24-vjeçarja Silvana Negollari si dhe fëmija tjetër 1 vjeç.

Dosja e plote e prokurorisë

Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim ceshtjen penale me te pandehur shtetasit Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku (kolaudues) per vepren peanle te “shperdorimit te detyres““, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Behet fjale per ngjarjen e ndodhur ne Qerret , ne vitin 2016, ku si pasoje e nje aksidenti automobilistik kane humbur jeten dy femije te mitur. Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje ka vecuar procedimin penal ne ngarkim te zyrtareve te ARRSH-se duke e derguar per kompetence ne Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane. Bashkelidhur nje pjese e kerkeses per gjykim
[11:27, 6/2/2017] Arseni: Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim shtetasit A.Q, Q.N, A.K dhe M.K per vepren penale te “shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal.

Me urdher te Zv/Drejtori te Përgjithsëm te ARRSH-së dhe Drejtori i Menaxhimit të Kontratave u ngrit Komisioni i Kolaudimit, i perbere nga A.Q, Q.N, A.K dhe M.K.

Ne zbatim te ketij urdheri dhe ne vijim te korrespondences me ARRSH-në, nga kolauduesit, u perpilua akti i kolaudimit, date 23.02.2015, për objektin “Ndertimi rruga By Pass Plepa-Kavaje-Rrogozhine” Loti 5.

Autoritetit kontraktor dhe grupit te kolaudimit, i eshte shpjeguar dhe treguar se parmakët metalikë anësorë për hyrje – dalje, ne pikën e karburantit, nuk jane vendosur me kërkesë të subjektit “S” sh.p.k, pasqyruar kjo në librezën e masave, me vizatimin (projekti i zbatuar) dhe në situacionin perfundimtar të objektit, duke zbritur nga kostoja e përgjithshme koston e hapësirave komunikuese me pikën e karburantit.
Por, në dosjen e kolaudimit të objektit gjendet procesverbali për përfundimin e punimeve, i hartuar nga mbikqyrsi i punimeve, K.SH. Në fund të këtij procesverbali është shtuar shënimi: “Mbështetur në të dhënat e mësipërme objekti është gati për kolaudim pjesor të punimeve të ndërtimit, duke filluar nga data e dorëzimit të dosjes…”.

Megjithkëtë, edhe pse ky fakt iu bë me dije grupit të kolaudimit, mbyllja e hapsirës komunikuese me karburantin, nuk u bë, me arsyetimin se kishte vendim gjykate (masë sigurimi).

Kështu, në Aktin e Kolaudimit thuhet: “… Eshte realizuar vendosja e parmakeve anesore mbrojtes dhe eshte pasqyruar ne librezen e masave….”
Ndërsa, në faqen 5 të po këtij akti, thuhet: “…Konkluzion: “Objekti vihet ne shfrytezim, duke filluar nga data 23.02.2015”, dmth u certifikua rruga në mënyrë përfundimtare për shfrytëzim.
Pas këtij veprimi u bë dorëzimi i objektit për mirëmbajtje, provizorisht, sepse dorëzimi përfundimtar do të bëhej kur të përfundonte afati dy vjecar i garancisë, në vitin 2017.

Gjykata Penale e Apelit Durrës ka vendosur deklarimin fajtor te pandehurës S.N për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, të parashikuar nga neni 290/4 i K. Penal.
Behet fjalë për aksidentin automobilistik të ndodhur më 07.05.2016, , ne aksin rrugor Durres – Kavaje, prane fshatit Qerret ku zinxhiri i parmakeve metalik mbrojtes (guardrarela) nderpritet, për të krijuar një hapsirë komunikuese me pikën e karburantit.

Si pasoje e aksidentit kane gjetur vdekjen, femijet e mitur, si dhe kane pesuar demtime vete drejtuesja e automjetit S.N dhe femija tjeter i mitur.
Nga procesverbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe nga aktet e ekspertimit mjekoligjor, si dhe nga akti i ekspertimit autoteknik,rezulton se pasoja e rëndë “vdekja e dy fëmijëve” është shkaktuar nga goditja e kockave të kapakut dhe kupës së kokës me mjete të forta, të mprehta.
Nga këto të dhëna, konkludohet se referuar lidhjeve shkaksore, pasoja e rëndë (vdekja e dy fëmijëve), nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor; shkaku kryesor, përcaktues i ardhjes së pasojës së rëndë është elementi horizontal i mbrojtëses metalike anësore të rrugës, cka do të thotë se rruga është lejuar të shfrytëzohet jashtë kushteve teknike të sigurisë në rrugë dhe të jetës.
Në këtë vendim Gjykata, arsyeton: “… shkelja e akteve ligjore e nënligjore të kryera nga përfaqësuesit e entit rrugor (ARRSH) cmohet se përbëjnë shkaqe pa të cilat nuk do të kishte ardhur pasoja e rëndë, vdekja e dy fëmijëve të mitur” ,
Arsyetimi ligjor

Neni 248 i K. Penal thotë: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”

Që të ndodhemi para kësaj vepre penale duhen të plotësohen këto kërkesa: 1) të jetë shkelur ligji 2) të ketë ardhur pasoja 3) të ekzistojë lidhja shkaksore midis veprimeve ose mosveprimeve dhe pasojës.

Në rastin konkret, objekt hetimi 1) është shkelur Ligji nr.8402, dt.10.09.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve”. Në neni 4 të këtij ligji theksohet se ndërtimi duhet të plotësojë kërkesat si vijon: “… 3) higjenën, shëndetin dhe mjedisin 4) sigurinë në përdorim”;
2) Ka ardhur pasoja e rëndë; vdekja e dy fëmijëve; 3) kjo pasojë ka ardhur për shkak se është lejuar të shfrytëzohet rruga me mangësi të theksuara rrezikshmërie (guardrarelat janë lënë me teh prerës pa elementët amortizues, në formën e “lopatës konvekse”, pra janë vendosur duke qenë jashtë kushteve teknike).

Në kuptim të lidhjes shkaksore, parashikuar nga neni 13 i K. Penal, jo cdo shkak që i paraprin pasojës përbën shkakun e ardhjes së saj. Prandaj, midis shkaqeve përcaktohet shkaku vendimtar, i drejtëpërdrejtë dhe i domosdoshëm, i ndodhur në hapsirën dhe kohën më të afërt me pasojën.
Bazuar në këtë nen dhe në analizën e fakteve dhe provave të administruara në funksion të këtij procedimi, konkludohet se midis dy shkaqeve që kanë shkaktuar “pasojën e rëndë” 1) lënia e hapësirës komunikuese me “karburantin” dhe 2) mbrojtësja anësore metalike me teh prerës, shkaku kryesor i drejtëpërdrejtë, në vendin dhe në kohën që ka ndodhur është prania e mbrojtëses metalike me teha prerës, pa “lopatën konvekse” amortizuese.
Kështu, refruar nenit 15 të K. Penal, që thotë: “Vepra penale kryhet me dashje kur personi … megjithëse i parashikon ato (pasojat) dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre“, katër anëtarët e grupit kolaudues të caktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e ARRSH-së, , me veprimet e mosveprimet e tyre kanë certifikuar si të shfrytëzueshme një rrugë (Loti 5) me mangësi të theksuara rrezikshmërie shoqërore për shëndetin (jetën) e sigurinë nga përdorim i rrugës, cka do të thotë se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale, parashikuar në ligjin dhe në aktet nënligjore të cituara.

Kolauduesit në pjesën hyrëse të Aktit Kolaudues sqarojnë se si bazë ligjore në punën e tyre kanë pasur zbatimin e detyrave të përcaktuara në Udhëzimin nr.2, dt.13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”. Mirëpo, kolauduesit, duke e shpallur rrugën si të shfrytëzueshme, shkelën të drejtat dhe detyrat që përcaktohen në Ligjin nr.8042, dt.10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit“ si dhe Udhëzimin nr.3 dt.15.02.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit“.

Kolauduesit nuk kishin pse t’u referoheshin vendimeve gjyqësore, cilatdoqofshin ato, por të vlerësonin anën teknike, cilësore e funksionale të rrugës, gjendjen jashtë kushteve teknike të domosdoshme të mbrojtëses metalike (guardrarelës).

Kështu, në Aktin Kolaudues, mbështetur në gjendjen reale të rrugës dhe në pikën nr.7.1-8 të Udhëzimit nr.2, dt.13.05.2005, ata nuk duhet ta shpallnin rrugën të shfrytëzueshme, por në aktin e kolaudimit të shprehnin rezervën e tyre (me kolaudim pjesor, sic ka parashtruar mbikqyrsi i punimve) se rruga lejonte mundësi rrezikshmërie të rëndë, për të vepruar më pas ARRSH-ja dhe të ishte kjo e fundit për të vendosur se si do të veprohej më tej. Pra, janë pikërisht veprimet dhe mosveprimet me dashje arsyeja që i ngarkon me përgjegjësi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, të katër kolaudusët, A.K, A.Q, A.N dhe M.K.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here