Home Politike Jozefina Topalli: PD po kalon veshtiresi njesoj si ne 97-en

Jozefina Topalli: PD po kalon veshtiresi njesoj si ne 97-en

689
0

Një nga kritiket e kreut të PD-së, Jozefina Topalli ka thënë se Partia Demokratike po kalon një moment mjaft të vështirë në drejtimin e Lulzim Bashës. E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ Topalli tha se PD-ja po kalon moment edhe më të vështirë se në vitin 1997, ndërsa Basha nuk respekton Kushtetutën e PD-së.

“E kam parë veten edhe mes plumbave, por gjithmonë kam pasur besim tek kjo forcë politike. Moment edhe më i vështirë se në 1997 për PD-në dhe kjo është ulëritëse. Basha nuk respekton kushtetutën e PD-së dhe nuk njeh asnjë forum. Në listën e tij janë 70% e grupit parlamentar jashtë. Nuk gjej të përfaqësuar as elitën e shoqërisë dhe as njerëzit që qëndruan në çadër. Ata kanë qenë të bindur se e keqja më e madhe ka qenë Rama”- tha Topalli.

Ndërkohë ajo është pyetur edhe për humbjen në Shkodër në vitin 2013. Topalli u shpreh se rezultati i humbjes më të thellë në atë vit ka qenë në Tiranë, ku Basha ishte kreu i Bashkisë së Tiranës.

“Në Shkodër fitoi krimi, unë skam qenë ndonjëherë Ministër i Brendshëm por kryetare parlamenti. Në vitin 2013 nëse ka pasur një rezultat humbje që ka pas humbje ka qenë Tirana, ku Basha ishte kreu i Bashkisë së Tiranës dhe ka pasur mbështetje nga Berisha dhe unë, për ti shërbyer qytetarëve. Sot po testohet Basha jo partia demokratike”- tha deputetja aktuale e PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here