Home Aktualitet Gjykata e Tiranes jep masen “Burg pa afat” per gardistin Agim LLupo

Gjykata e Tiranes jep masen “Burg pa afat” per gardistin Agim LLupo

682
0

Gjykata e Tiranës dha masën me ‘burg pa afat’ për Agim Llupon me detyrë Shef i Shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës. Llupo u arrestua pak ditë më parë si i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në demonstratën e 21 janarit.

Mësohet se avokati i tij gjatë seancës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, pasi sipas tij për “arrest me burg” nuk ka prova të mjaftueshme.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë u zhvillua me dyer të mbyllura.

Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, major Agim Llupo, i cili tre ditë më parë u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë, mësohet se gjatë deklarimeve të tij, ka mohuar se ka qenë personi i futur në tunelin e kryeministrisë, i fiksuar nga të gjitha kamerat e televizioneve në vend.

“Nuk kam qenë unë i vendosur në tunelin e kryeministrisë. Unë kam qëlluar në ajër, por, në asnjë rast në drejtim të turmës”-mësohet të ketë pretenduar Llupo. Gjatë marrjes në pyetje ai ka qenë vazhdimisht i shqetësuar dhe hera-herës i dridhej zëri. Policia shkencore e MB ka deklaruar se nga arma e tij ka gjetur vdekjen demonstruesi Ziver Veizi.

Majori Agim Llupo, u arrestuar tre ditë më parë për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” më shumë se një person dhe “shpërdorimit të detyrës” sipas Kodit Penal ushtarak.

Shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë, e ka shyrtuar gjyqtari Shkëlqim Mustafa, i cili disa muaj më parë u transferua me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe dekretit të Presidentit nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër pranë seksionit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here