Home Politike Kufiri detar, Rama: S’ka marreveshje me Greqinë para interesit kombëtar

Kufiri detar, Rama: S’ka marreveshje me Greqinë para interesit kombëtar

601
0

rama-natoGjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Kryeministrit Shqiptarë Edi Rama dhe atij Serb, Aleksandër Vuçiç, Rama ka folur edhe në lidhje me marrdhënien e Shqipërisë me Greqinë duke u shprehur se dy vendet kanë marrdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë.

Ndërkohë, Rama ka theksuar se përpjekjet për gjetjen e një gjuhe të përbashkët midis dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar, ” që për ne është çështje e interesit kombëtar”, – tha Rama , përpjekja për gjetjen e një gjuhe të përbashkët ka filluar që prej shumë vitesh.

“Për Greqinë kemi marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë, partneritet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar kryeministrin Tsipras, e kam ftuar për një vizitë në Tiranë, do të isha i lumtur të vizitoja Athinën dhe nga ana tjetër nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina dhe as qarqe mendimtarësh ose politikanësh në Tiranë të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke bazuar në praktikat rutinore të diplomacisë informacion për kërkimet në det. Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje që për ne është çështje e interesit kombëtar, çështja e kufirit detar” – tha Rama.

Në vazhdën e kësaj, kryeministri Rama u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimet me Greqinë, ku ka përmëndur bashkëpunimin shumë të mirë me kryeministrin Samaras, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë negociatë për hirë të fqinjësisë së mirë e cila mund të cënojë interesin kombëtarë

“Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e nisur edhe në të shkuarën, kemi pasur bashkëpunim të mirë me kryeministrin Samaras, zgjidhëm problemin e vjetër të toponimeve dhe e kemi mbajtur haur kanalin e dialogut lidhet me çështjen e detit. Nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesin kombëtar për të krijuar idenë e fqinjësisë së mirë. Ne nuk jemi zotuar të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne dhe nuk e ushqejmë ne”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here