Home Aktualitet Tiranë: Lëkundje tërmeti, nuk raportohen dëme

Tiranë: Lëkundje tërmeti, nuk raportohen dëme

645
0

Lëkundje të lehta tërmeti janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve nga instituti sizmiologjik lëkundjet e para janë ndiher rreth orës 04.03 minuta ndërsa intesiteti i lëkundjeve ka qënë 2.9 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 15 km në veri të qytetit të Librazhdit.

Tërmeti është shoqëruar me disa paslëkundje të tjera deri në mëngjes, magnituda e të cilave ka ardhur duke u rritur. Kështu lëkundjet e tjera janë regjistruar rreth orës 06:14 minuta me një magnitudë prej 3.6 ballë.

Ndërkohë nuk janë raportuar dëme materiale, apo të lënduar në njerëz. Sipas specialistëve të Institutit të Sizmiologjisë tërmete të tilla janë të zakonshme dhe zakonisht nuk shkaktojnë dëme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here