Home Politike Stonestreet: KQZ-ja vendosi të hapë kutitë pa u sqaruar më parë

Stonestreet: KQZ-ja vendosi të hapë kutitë pa u sqaruar më parë

542
0

Komisioni Amerikan i Helsinkit zhvilloi një seancë të posaçme mbi zgjedhjet në Shqipëri ku u informua nga shefi i misionit të vëzhguesve të huaj, Xhonatan Stonstrit.
Stonstrit u shpreh se baza ligjore për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara ishte e paqartë.
“KQZ mori njëherë vendimin për të hapur fletët e kontestuara dhe pastaj e sqaroi atë, ndërkohë që duhet të kishte ndodhur e kundërta”, deklaroi Stonstrit.
Të pranishmit në seancë, mes të cilëve Rob Benjamin dhe analisti Janus Bugajski, vlerësuan se procesi i 8 majit u karakterizua nga një polarizim i skajshëm politik.
Stonstrit theksoi se që para procesit mes partive dhe institucioneve kishte përplasje.
Ai shtoi se nuk mund të jap ende një vendim përfundimtar.
“Një rezultat kaq i ngushtë, me 10 vota diferencë, do të vinte në vështirësi çdo administratë zgjedhore, në çdo vend të botës”, ka shtuar më tej Stonstrit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here