Home Aktualitet Mirdite, shkembim zjarri mes forcave RENEA dhe nje te shumekerkuari

Mirdite, shkembim zjarri mes forcave RENEA dhe nje te shumekerkuari

657
0

forcat-reneaOperacioni i forcave RENEA që po zhvillohet sot në Orosh të Mirditës për arrestimin e një të shumëkërkuari është shoqëruar me shkëmbim zjarri mes palëve.

Petrit Dushi, 44 vjec i dënuar në mungesë për veprën penale të vrasjes është lokalizuar në fshatin Orosh dhe për arrestimin e tij janë nisur forcat RENEA.

Pasi ka konstatuar praninë e policisë 44-vjeçari i armatosur ka dalë dhe është nisur ne drejtim të pyllit nga ku ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë, e cila i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.

Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri deri më tani nuk ka të lënduar dhe policia vijon punën për arrestimin e tij.

Raportohet se forcat e rendit po përpiqen të bëjnë negociata me 44-vjeçarin përmes të afërmve të tij.

Petrit Dushi është njohës i mirë i terrenit dhe kjo e favorizon në arratinë e tij.

Petrit Dushi nga Kacinari i Mirditës nuk është një emër i panjohur për policinë e shtetit, 13 vite më parë ai pas një debati për motive pronësie ekzekutoi një bashkëfshatar të tijin, pikërisht në ditën që ky I fundit martonte të bijën. Prej asaj kohe ai jetonte në arrati në malet e Mirditës, ndërsa në tetor të 2013 kreu vrasjen e dytë.  Viktima këtë herë viktima ishte daja i babait tij Mark Jaku nga fshati Ungrej, i cili e kishte strehuar për disa kohë gjatë arratisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here