Home Aktualitet Vazhdon greva e urise, Gjergj Ndreca rende ne spital

Vazhdon greva e urise, Gjergj Ndreca rende ne spital

847
0
Gjergj Ndreca i ve flaken vetes

Greva e urisë e ish të burgosurve politikë hyn sot në ditën e 18-të. Ndërkohë që Gjergj Ndreca, njëri prej grevistëve i cili tentoi vetëvrasjen duke u djegur me benzinë mëngjesin e djeshëm vazhdon të jetë në terapi intensive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Gjëndja e tij shëndetësore edhe sot vazhdon të mbetet e rëndë. Të kontaktuar nga Tv A1 Report sot në magjes mjekët thanë se gjëndja shëndetësore e Ndrecës, babai i 4 fëmijëve mbetet e rëndë.

Dita e sotme është vendimtare për të përcaktuar nëse ka kaluar rrezikun për jetën apo jo. 50 vjeçari pësoi djegie të shkallës së dytë në 40 % të trupit, dhe në rrugë aspiratore dhe mjeku i urgjencës në QSUT Ilir Nezha deklaroi dje se për të dhënë një përgjigje definitive për shëndetin e 50 vjeçarit duhej të pritej 48 orë (dje dhe sot). Ndërkohë që policia arrestoi dje Pal Shtjefnin pasi akuzohet se ka ndezur çakmakun. Ai akuzohet për plagosje me dashje.

Mbrëmjen e djeshme grevistët e vendosur në 2 çadrat në ambient të hapur në lagjen “Komuna e Parisit” u vizituan nga ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i cili u bëri thirrje të mos lëndojnë veten sepse nuk besonte se do të gjente një zgjidhje.

“Jam këtu me ju të them dy qëllime. Së pari do doja t’iu thoja që mos të lëndoni veten, sepse duke dëmtuar veten nuk besoj se do të zgjidhni gjë. E di që po i kërkoni qeverisë, shqiptarëve të tjerë të dëgjojnë atë që ju kërkoni. Sigurisht që keni të drejtë të këmbëngulni që zëri juaj të dëgjohet. Dua të jem i sinqertë që as unë as SHBA nuk është në gjendje të jap gjykim nëse kjo që bëni është e drejtë apo jo, a ka peshë. Por e keni patjetër të drejtën që të thoni të drejtën tuaj e të dëgjoheni. Sot kam folur me disa persona në koalicionin qeverisës dhe i kam nxitur që të bëjnë çdo përpjekje për të gjetur mënyrën për të komunikuar me ju. Mund të jetë duke ndodhur edhe tani.” U shpreh ambasadori Arvizu në çadrat e ish të burgosurve politikë në ditën e 17 të grevës së urisë.

Edhe Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, tha dje për Top Channel se po ndjekim me detaj çdo zhvillim dhe jemi në dijeni të gjithçkaje. “Ne nxisim autoritetet të zbatojnë ligjin, tha ai, për kompensimin e kësaj shtrese. Është shumë e rëndësishme që të merren me çështjen e kompensimit të personave që u persekutuan politikisht gjatë regjimit të kaluar”-tha Stano.

Pamjet ekskluzive të filmuara nga stafi i A1 Report për djegien e ish të burgosurit politik Gjergj Ndreca në orët e para të paradites së djeshme bënë xhiron e botës, nën logon e televizionit informativ A1 Report. Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report ndoqi dje hap pas hapi ngjarjen tronditëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here