Home Aktualitet Fushe-Kruje, motorri perplaset me makinen, 2 te vdekur

Fushe-Kruje, motorri perplaset me makinen, 2 te vdekur

674
0

aksident-motorrDy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë. Mësohet se një motor është përplasur me pjesën e prapme të një automjeti tip “Ford”, dhe për pasojë ka sjellë vdekjen e 2 personave që po udhëtonin me motor.

Viktimat janë Sadri Beja 23 vjeç i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, dhe Renald Tema, ku ky i fundit humbi jetën gjatë transportit të tij për në spital pasi fillimisht mbeti i plagosur në gjendje të rëndë. Nga hetimet paraprake viktimat po udhëtonin me motor pa kokore, çka ka sjellë edhe pasojat tragjike të aksidentit.

Ndërkaq shkak për aksidentin mësohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilën dy personat po udhëtonin me motorr, deri sa janë përplasur edhe me pjesën e prapme të automjetit.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here