Home Aktualitet Babai hakmerret per vrasjen e te birit 9-vjecar

Babai hakmerret per vrasjen e te birit 9-vjecar

538
0

Ishte mesdita e 5 qershorit 2012. Indriti, 9 vjeç i ulur në prehrin e të ëmës dhe së bashku me xhaxhanë, po kthehej nga shkolla, kur dy persona i dolën para makinës, në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit,dhe breshëritë e automatikut i morën jetën vogëlushit, ndërsa xhaxhai i tij u plagos. Një ditë pas vrasjes policia arrestoi Alban Shkretën, ndërsa më 4 korrik u arrestua dhe vëllai tjetër Altin Shkreta. Por kjo nuk i ka mjaftuar të atit të vogëlushit, për lehtësuar dhimbjen e humbjes së djalit të tij. Jetmir Llanaj, dyshohet se është autori i vrasjes së Mark Shkretës, 70 vjeç, të atit të dy vëllezërve, të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

VRASJA NE TIRANE
Vrasja ndodhi rreth orës 06: 30 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku mendohet se viktima është Mark Shkreta, rreth 70 vjeç, babai i dy vëllezërve të arrestuar, jetonte me qera. Policia është vënë në ndjekje të një automjeti me të cilin dyshohet se është larguar autori i krimit, i identifikuar si Jetmir Llanaj, i cili është i ati i vogëlushit. Viktima është qëlluar me dy plumba.

Pronari i magazinës, para së cilës ndodhi vrasja dëshmoi për A1 Report se kishte dëgjuar 2 të shtëna. Në orën 06: 30 minuta kishin gjetur trupin e viktimës përpara derës së magazinës së tyre dhe menjëherë kishin njoftuar policinë. Një nga ekspertët e hetimit që ndodhej në vendin e ngjarjes i tha gazetares së A1 Report, jashtë kamerave, se rreth orës 06: 10 minuta viktima kishte marrë një telefonatë të fundit, e cila mendohet se ka qenë e autorit të krimit. Ndërkohë që në dorën e viktimës në momentin e vrasjes është gjetur edhe një celular.

ATENTATI I 5 QERSHORIT KU MBETI I VRARE FEMIJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 14.00 të së martës, në kohën kur Muharrem Llani po shoqëronte kunatën e tij dhe nipin që ishte kthyer nga shkolla. Ata ka qënë duke lëvizur me makinën e tij tip Volksvagen me targa AA 141 DF nga qyteti i Mamurrasit për në shtëpinë që ndodhej në Shpërllet, por në afërsi të kthesës së Bushneshit ata janë përballur me breshëri automatiku që kanë përshkuar pjesën e parme dhe atë anësore të makinës. Breshëritë e plumbave përshkuan 9 vjeçarin i cili ndodhej në prehërin e nënës së tij duke e lënë te vdekur, ndërsa është plagosur rëndë edhe Muharrem Llani drejtues i mjetit. Një ditë pas vrasjes u arrestua Alban Shkreta ndërsa më 4 korrik u arrestua dhe vëllai tjetër.

FILLESA E HAKMARRRJES
Menjëherë pas vrasjes, policia nxorri një deklaratë ku identifikonte vëllezërit Alban dhe Altin Shkreta si autorë të atentatit, ku mbeti i vdekur Indriti 9 vjeç. Dy vëllezërit, banues në fshatin Shpërdhet dhe fqinj me objektivin e këtij atentati, Muharrem Llanaj. Informacionet paraprake tregonin se mbrëmjen e 4 qershorit ka pasur një konfikt mes familjeve Llanaj dhe Shkreta, për motive të dobëta. Duket se dy vëllezërit nuk janë mjaftuar me konfliktin fizik që ka pasur një natë më parë mes dy fqinjve dhe kanë vendosur të hakmerren duke qëlluar me breshëri automatiku drejt automjetit ku udhëtonte shtetasi Muharrem Llanaj. Plumbat i kanë marrë jetën vogëlushit 9 vjecar që udhëtonte me xhaxhain e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here