Home Aktualitet Vetedorezohet Razip Mahmutaj, kreu i bandes se droges

Vetedorezohet Razip Mahmutaj, kreu i bandes se droges

548
0

gate-mahmutajI shumëkërkuari nga policia Razip Mahmutaj 46 vjeç, i akuzuar si kryetari i bëndës së trafikantëve që prej tre ditësh po qëllon në drejtim të policisë në aksionin antikanabis, është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici, ndërsa po intervistohej LIVE me celular nga A1 Report. I kontaktuar pak para se të vetëdorëzohej në polici, ai tha për A1 Report se ka vendosur të ndërmarrë këtë akt dhe se do të përgjigjet për çfarëdo të kërkojë shteti. Pas vetëdorëzimit të Mahmutajt, policia kontroll shtëpi më shtëpi në Lazarat

“Pres të dorëzohem, por kam frikë dhe presion nga gjithë kjo situatë e krijuar këtu, dhe kam pak frikë por kam vendosur se do të vetëdorëzohem patjetër. Unë e kam thënë edhe herë të tjera se nuk kam hashash në prona. Dua të vetëdorëzohem në polici pa dhunë dhe në mënyrë të qytetëruar. Jam gati të përgjigjem për të gjitha.” tha Mahmutaj.

Ai tha se kishte frikë për jetën, ndërsa kërkoi ndërmjetësimin e A1 Report që të vetëdorëzohej. I pyetur nëse do të ishte gati të vetëdorëzohej nëse do të shoqërohej në polici nga kryekomunari i Lazaratit Dasho Aliko, ai e pranoi vetëm nëse Aliko do të ofronte garanci për jetën e tij.

“Deri tani nuk ka gjakderdhje, prandaj dua të dorëzohem shumë shpejt, sepse është krijuar një emër i keq për mua. Do të dorëzohem sapo të vijnë të më marrin, nuk kam kundërshtime. Më ndihmoni edhe ju. Nëse vjen Dasho Aliko dhe më jep garanci po jam gati të vetëdorëzohem” theksoi Mahmutaj. Gjatë intervistës ai tha se e kishte marrë këtë vendim ndërsa i bëri thirrje banorëve përgjegjës për sulmet të ndalojnë të shtënat.

“I drejtohem fshatarëve të mi të mos qëllojnë poliicnë sepse më kanë ngarkuar mua me një barrë të rëndë. Çdo gjë që ndodh po i vihet emrin tim, nuk e dua këtë emër kriminel.” tha Mahmutaj.

I kontaktuar nga A1 Report kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko, pas kërkesës së bërë publikisht nga Mahmutaj që Aliko ta shoqëronte, refuzoi që ta shoqëronte duke shtuar se ai nuk jep dot garanci për vetëdorëzimin e tij.

“Nuk mund të jap garanci që ai të mos dhunohet atë duhet ta kërkojë te Drejtori i Policisë ose diku tjetër jo te unë, pasi nuk ja jap dot këtë garanci.” tha Aliko

Edhe drejtori i policisë Artan Didi, i intervistuar nga gazetari i A1 Report, Arsen Rusta menjëherë pas vetëdorëzimit të Gate Mahmutajt tha se “ky është një sinjal edhe për kriminelët e tjerë që të vetëdorëzohen.”

Vetëdorëzimi i Mahmutajt ka ndodhur tek forcat speciale të policisë të vendosura prej mëse tre ditësh në hyrje të Lazaratit. Mësohet se ai do të merret në pyetje nga Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini dhe më pas ai do të transportohet për në Tiranë.

Pavarësisht deklaratave të bëra nga vetë Mahmutaj se nuk është ai përgjegjës për sulmet ndaj policisë, në njoftimet zyrtare të policisë së shtetit, Gate Mahmutaj kryesonte listën e personave përgjegjës për sulmet me armë ndaj efektivëve blu në fshatin e Lazaratit. Gate Mahmutaj është autor i disa veprave kriminale, ku në 2004 është përgjegjës se ka qëlluar në drejtim të helikopterit të policisë, në tentativën e këtyre të fundit për të hyrë në Lazarat.

Didi: Vetëdorëzimi i Mahmutajt, sinjal edhe për të tjerët
Ndërkohë drejtori i policisë Artan Didi tha për A1 Report menjëherë pas vetëdorëzimit të Gate Mahmutajt se ky është një sinjal edhe për kriminelët e tjerë që të vetëdorëzohen. Didi shtoi se policia do të vijojë dei në fund aksionin antikanabis të ndërmarrë dhe nuk do të ndalojë deri sa asnjë rrënjë kanabis të mos mbetet në Lazarat.

“Dorëzimi i Mahmutajt, është një sinjal për të tjerët. Iu bëj thirrje të tjerëve që të dorëzohen. Autorët do të dalin para drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë deri në fund, sa asnjë rrënjë kanabis të mos mbetet në Lazarat.”

Aliko: Nuk jap garanci për vetëdorëzimin e Mahmutajt
I kontaktuar nga A1 Report kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko, pas kërkesës së bërë publikisht nga Mahmutaj që Aliko ta shoqëronte, refuzoi që ta shoqëronte duke shtuar se ai nuk jep dot garanci për vetëdorëzimin e tij. Ai tha se nuk e kishte numrin e Mamhutajt edhe pse ky i fundit tha se kishte kontaktuar disa herë me Aliko për t’u vetëdorëzuar.

“Për të mirën e komunitetit dhe te policave jam gati të bëj gjithçka. Nuk e kuptoj çfarë garancie kërkon ai nga mua me jepni numrin e telefonit të flas vetë me atë. Çfarëdo kërkese të ligjshme që kërkon do ta realizoj. Nuk mund të jap garanci që ai të mos dhunohet atë duhet ta kërkojë te Drejtori i Policisë ose diku tjetër jo te unë, pasi nuk ja jap dot këtë garanci.” tha Aliko – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/gate-mahmutaj-vet-dor-zohet-gjat–intervist-s-me-a1-report–220619.html#sthash.7iifha7g.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here