Policia parandalon një ngjarje kriminale që mund të ishte kthyer në një tragjedi për nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Shijak.
Një 32-vjeçar është arrestuar sepse u kap me një pistoletë në automjetin furgon me të cilin transportoheshin fëmijët e një shkolle.
Policia ka vënë në pranga 32 vjecarin Fatmir Bylyshaj, faturinon e një furgoni ndërsa ky i fundit ishte brenda mjetit dhe shoqëronte 15 nxënës të një shkolle 9-Vjecare, që synonin të udhëtonin drejt Ardenicës.
Sipas policise, Bylyshaj,një person me precedent te shumte penale, ishte konfliktuar me një drejtues të një furgoni tjetër të linjës Sukth-Hamallaj për shkaqe konkurrence dhe kishte planifikuar një sulm me armë ndaj tij në fshatin Hamallaj. Policia e ka arrestuar atë në kohë, duke parandaluar një krim, që do rrezikonte jetën e 15 nxënësve pjesëmarrës në një ekip futbolli, që ndodheshin brenda furgonit. Bylyshajt iu sekuestrua një armë zjarri pistolete TT me 7 copë fishekë, ndërsa policia bën të ditur se 32 vjecari është akuzuar e dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, mes të cilave plagosje të ndryshme, armembajtje pa leje dhe ishte i përfshirë në disa konflikte.
Në momentin e arrestimit në furgon ndodheshin dhe fëmijët, nxënës të një shkolle 9-Vjecare.
Fatorino me precedentë penalë
Me anë të njoftimi për shtyp, policia bën të ditur se sot shërbimet e komisariatit të policisë Shijak gjatë një ndërhyrjeje të realizuar gjatë paradites bënë të mundur kapjen në kushtet e flagrancës të një shtetasi me një armë zjarri në brez. Sipas policisë, ky person krahas precedentëve të mëparshëm penalë, kishte dhe konflikte të tjera të freskëta. Ndërhyrja e policisë u bë në kohë duke mundur evitimin e pasojave të rënda që mund të vinin nga veprimet e tij. Bylyshaj është akuzuar e dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si “plagosje me trupin e armës së zjarrit, kanosje me armë zjarri, prishje e rendit, armëmbajtje pa leje, shkelje e rregullimit të qarkulllimit rrugor, disa plagosje me mjete të forta, si dhe njihet i përfshirë në disa konflikte.