Home Aktualitet Vlora i jep lamtumirën e fundit gjyqtarit Konomi

Vlora i jep lamtumirën e fundit gjyqtarit Konomi

1060
0

Gjyqtari i ekzekutuar dje, Skerdilajd Konomi, është nderuar paraditen e sotme me homazhe në teatrin “Petro Marko”.  Dhjetra qytetarë vlonjatë kanë nderuar me homzheve, së bashku me kolegë gjyqtarë e prokurorë nga Vlora dhe të ardhur nga rrethet. Merrnin pjesë gjithashtu kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, deputetë të të dy kaheve, si dhe autoritetet më të larta të pushtetit në Vlorë. Po kështu, të pranishëm kanë qenë kryeprokurorja Ina Rama, si dhe kreu i Gjykatës së Lartë, e drejtues të lartë të strukturave të policisë. Më pas, trupi i të ndjerit është përcjellë për në banesën e fundit nga miq, kolegë e familjarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here