Home Aktualitet BB8, Diedoni dhe Alba bejne plane per martese

BB8, Diedoni dhe Alba bejne plane per martese

806
0

diedoni-albaBanorët janë në dhomën e gjumit dhe po mundohen të flenë. Mungesa e cigares duket shumë e rëndësishme për ta. Ndërsa pjesa më e madhe e banorëve mundohen të flenë Kika dhe Fatjoni janë në dhomën e ndenjes dhe diskutojnë për spektaklin e së Shtunë-s. Kika mendon se do jetë kryefjala e spektaklit.

Tea bëhet pjesë e tyre dhe Kika fillon ta ngacmojë duke i folur Fatjonit me nënkuptime. Ajo zgjedh që të mos reagojë dhe vetëm dëgjon. Sapo Fisniku e thërret Tean, Kika gjen momentin për ta ofenduar duke i treguar se e vetmja gjë që ajo di të bëj është të ledhatojë meshkujt. Tea largohet duke i thënë se nuk i interesojnë mendimet e tij.

Dita e sotme tek pjesa më e madhe e banorëve ka lënë gjurme, e njëjta gjë është dhe për Albën por ajo e sheh më ndryshe fundin e kësaj nate. Ajo e ndihmon që të bëj gati valixhen pasi ai është në nominim dhe nesër është dita e fundit në shtëpi.

Alba dhe i dashuri i saj pasi përfunduan së bëri gati valixhen vendosin të flenë. Ata kalojë orë të tëra duke u përqafuar e shkëmbyer puthje malli. Diedoni në çdo fjalë që ata flasin i kujton se nesër do të ik. Alba mërzitet nga ky fakt dhe i lutet të mos ia përsëris më atë fjalë. Diedoni i thotë se ai e përsërit pasi do të dije rëndësinë që ka për të .”Fakti që jam tani këtu me ty do të thotë se ka shumë rëndësi për mua” i përgjigjet Alba.

“Do ishte shumë e bukur sikur të ishim bashkë deri në fund, unë nuk të llogaris në lojë në kuptimin e mirë të fjalës edhe sikur ta fitoje ti për mua do ishte njësojë. Vetëm duke ndenjur kështu jam kaq e lumtur imagjino në momente të tjera” i shpreh Alba Diedonit.

Ata përfshihen në krahët e njëri-tjetrit dhe pëshpëritin se nuk duan të ndahen më. Alba i thotë se dhe po ti duhet të jetojë 24 orë në 24 dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk do të mërzitej kurrë dhe kjo do ta bënte shumë të lumtur. Ajo vendoset sipër tij dhe dëshiron të shijojë dhe natën e fundit në shtëpi më të dashurin e saj. Fjala saj e fundit është: “Diedon ti nesër mund të ikësh,kjo mund të jetë nata e fundit për mua”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here