Home Sociale Shkollat e mesme, edhe këtë vit turne dhe mbipopullim

Shkollat e mesme, edhe këtë vit turne dhe mbipopullim

650
0

Këto janë dy ditët e fundit të pushimeve për nxënësit. Shitja e teksteve vazhdon të kryhet normalisht në ambjentet e shkollave ndërsa procesi i regjistrimit ka pasur dyndje. Ata që janë rregjistruar në klasën e 10 –të, kanë pritur me orë të tësa në dyert e shkollës ku duan, ose në Drejtorinë Arsimore për tu rregjistruar. Autoritet e arsimit, për këtë cështje që ende nuk ka një zgjedhje, thonë se “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri”, “Petro Nini Luarasi” apo “Qemal Stafa”, ka shënuar rradhë sepse te gjithë duan të regjistrohen sipas preferencave dhe jo sipas vendbanimit.
Fatmir Vejsiu, drejtor Sistemit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, thote se janë 23 klasa nëpër gjimnazet e Tiranës që rrinë bosh, të pashfrytëzuara as turni i parë dhe as i dytë. Ndërsa nga ana tjetër, specialistët e arsimit tërheqin vëmendjen për datat e regjistrimit, për ata që do të ulen për herë të parë në bankat e gjimnazeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here