Home Aktualitet Prokuroria apelon vendimin per Fullanin, kerkon pese vite burg

Prokuroria apelon vendimin per Fullanin, kerkon pese vite burg

554
0

196843

TIRANË– Prokuroria ka depozituar apelimin e vendimit për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ish-Guvernatori u shpall i pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë duke rrëzuar akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria kërkon dënimin e Fullanit me pesë vite burg për vjedhjen e thesarit dhe blerjen e hotel “Dajtit”.

Në vendimin e gjykatës që e shpalli të pafajshëm Fullanin, thuhet se sa i përket veprimeve dhe mos veprimeve të guvernatorit që ndikuan në vjedhjen e bankës, prokuroria nuk ka mundur të gjejë lidhjen që ish-guvernatori ka me vjedhjen dhe për pasojë ai prezumohet i pafajshëm. Lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës me dëm ekonomik për tenderin 30 milion euro për hotel “Dajtin”, gjykata argumentoi se Fullani nuk ka kryer vepër penale pasi hoteli paçka çmimit të transaksionit është një aset shtetëror.

Por, Prokuroria e Tiranës shprehet e bindur se Fullani ka shkelur ligjin në blerjen prej 30 milionë euro të hotel “Dajtit” dhe në mbrojtjes e parave të Thesarit të Shtetit, duke mos nxjerrë rregullore të posaçme. Organi procedues konstaton dhe se vlerësimi i ish–hotel “Dajtit”,se pari është kryer nga ekspertë të kontaktuar dhe caktuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, duke mos u kryer asnjë vlerësim nga blerësi Banka e Shqipërisë, përfaqësuar nga personi nën hetim dhe se ky vlerësim është bërë me metodën e fitimit, duke përllogaritur vlerën e pasurisë si një hotel, në një kohë që ndërtesa nuk do të përdorej nga blerësi si hotel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here