Home Politike SHBA festojne sot 238 vjet pavaresi. Nishani uron Obamen

SHBA festojne sot 238 vjet pavaresi. Nishani uron Obamen

583
0

nishani-obama238 vjet pavarësi! Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani përmes një urimi zyrtar, i shpreh përshëndetjet kreut të SHBA-ve, Barack Obama.

Ndërsa shprehet mirënjohës për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nishani thotë se vendi ynë mbetet i përkushtuar përkrah tyre dhe aletatëve “në Afganistan e kudo ku kërkohet përballja me sfidat e sigurisë dhe paqes, mbrojtjes së vlerave të lirisë e demokracisë”.

“Ne vlerësojmë lart dhe mbetemi të përkushtuar në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe amerikane në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Nishanit.

Çfarë qëndron pas fishekzjarreve, festimeve dhe paradave patriotike?
Paradat, fishekzjarret, shfaqjet argëtuese dhe koncertet solemne janë vetëm disa nga mënyrat me të cilat amerikanët kanë zgjedhur të festojnë këtë ditë simbolike. 4 korriku përkujtohet në nderim të baballarëve të kombit amerikan dhe vlerave të demokracosë. Por çfarë qëndron pas fishekzjarreve, festimeve dhe paradave patriotike? Në vitin 1776, Richard Henry Lee, i lindur në Virxhinia dhe shkolluar në Angli propozoi që 13 kolonitë amerikane të shpallnin pavarësinë e tyre nga Birtania. Komiteti me 5 persona, përfshirë dhe Thomas Jefferspn u emërua për të hartuar Deklaratën e Pavarësisë, që u votua nga Kongresi amerikan. Jefferson shkroi se vetëqeverisja është një status i veçantë dhe i barabartë që një popull ka të drejtën e tij ta gëzojë sipas ligjeve të Zotit dhe natyrës. Pothuaj një shkekull pasi është nënshkruar dekarata, 4 korriku u bë një fetsë kombëtare në vitin 1870.
Në thelb, dita e pavarësisë së Amerikës është festë e përbashkët e të gjithë njerëzimit.

Urimi i plote i Presidentit Nishani per Obamen

“I nderuar Zoti President,

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të përzemërta! Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi lidhjet e forta njerëzore dhe miqësore, të pasura dhe jashtëzakonisht dinamike, në të cilat bazohen marrëdhëniet mbi njëshekullore shqiptaro-amerikane, si edhe t’ju ripohoj angazhimin tim e të vendit tim për vazhdimësinë dhe pasurimin e mëtejshëm të tyre.

Përfitoj nga rasti, Zoti President, t’ju siguroj se vendi im do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në mbështetje të paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se do të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë, në Afganistan e kudo ku kërkohet përballja me sfidat e sigurisë dhe paqes, mbrojtjes së vlerave të lirisë e demokracisë.

Ne vlerësojmë lart dhe mbetemi të përkushtuar në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe amerikane në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Shqipërisë.Duke ju uruar edhe një herë festime të gëzueshme, si edhe duke ju ripohuar ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e urimit të Presidenti Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here