Home Aktualitet “Pallati i Bashes” gati per tu prishur

“Pallati i Bashes” gati per tu prishur

629
0

kompleksi-jon-vloreEkspertët e xhenios dhe INUK pritet të hapin rreth 1500 vrima në kollonat e betonit të kompleksit “Jon”. Gjatë ditës së djeshme një grup eskpertësh ka kryer verifikimet e nevojshme, ndërkohë që ndërhyrja më e madhe do të kryhet në pjesën ku është vendosur ashensori, pasi dhe sasia e kollonave të betonit është më e madhe.

Mësohet se të gjitha vrimat pritet të mbushem me eksploziv dhe se pritet që fundjavën tjetër sipas burimeve të INUK do të kryhet dhe shëmbja e plotë e objektit. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, banorët e pallatit kanë vazhduar heqjen e paisjeve shtëpiake nga banesat e tyre.

Sot është dhe afati i fundit i heqjeve të paisjeve nga banesat e tyre dhe pas përfundimit të këtij afati asnjë nga banorët nuk do të lejohet më të hyjë në objekt, pasi kompleksi “Jon” do vihet në ruajtje nga policia dhe inspektorët e INUK. Për të përshpëjtuar veprimet e heqjeve së paisjeve nga banesat, mjetet e rënda kanë goditur dhe disa kollona mbajtëse të pallatit, si dhe kanë shkatërruar puthuajse totalisht pjesën ballore dhe pishinën.

Firma e të vdekurve
Shitja e 1663 metra katror nga anëtarët e familjes Ndini tek dy personat Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ky i fundit vjehrri i Lulzim Bashës, ka një tjetër prapaskenë kriminale. Kjo pasi në aktin e kontratës së shitjes të përpiluar nga noterja Mimoza Shehu, rezultojnë të kenë firmosur dy persona, që në fakt në vitin 2009 kur është shitur trualli, ata kanë vdekur. Bëhet fjalë për shtetasit Jorgji dhe Elpiniqi Ndini, emrat e të cilëve janë në listën mes 23 pronarëve. Të dy personat kanë hedhur firmën në fund të aktit shitjes, kur në fakt nuk kanë qënë prezenta pasi kishin vdekur në vitin 1995 dhe 2009. Pikërisht kjo shkelje tashmë është bërë objekt hetim nga ana e prokurorisë së Vlorës, e cila pak ditë më parë rregjistroi hetimet, menjëherë pas kallëzimit penal të bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Leja del “nul”
Leja ndërtimore e kompleksit “Jon” në Vlorë, sipas burimeve të prokurorisë ka dalë “Nul” që në momentin kur për këtë çështje, janë konstatuar shkelje të rënda dhe se sot para gjykatës është dërguar një person i pandehur që është ish-drejtuesi i Urbanistikës në bashkinë Vlorë Odhise Zoto. Sipas prokurorëve, por edhe juristëve kjo lejë tashmë konsiderohet si e paligjshme pasi është dhënë në kundërshtim me rregulloren e urbanistikës dhe planin rregullues të vitit 1996. Nisur nga kjo situatë, e gjithë procedura ligjore që është ndjekur për këtë rast, rezulton të jetë nul dhe e paligjshme.

Paralajmërimi për gjyq
Shuma financiare që qeveria ka vendosur të shpronësojë banorët e kompleksit “Jon”, nuk i ka kënaqur aspak të gjithë pronarët. Sipas tyre apartamentet i kanë blerë me një çmim prej 1300 euro metro katror, ndërkohë që qeveria vendoste ti shpëprblente me 570 mijë lekë të vjetra. Sipas tyre kjo është një padrejtësi totale dhe se shumë shpejt vendimin e qeverisë, do e kundërshtojnë në gjykatë. Banorët, pretendojnë se shuma financiare është qesharake. Ndërkohë mësohet se gati gjysma e banorëve të kompleksit “Jon” kanë qënë puntorë gjatë ndërtimit të këtij pallati, dhe se kanë marrë apartamentet, në vend të pagesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here