Dolby Laboratories prezantoi për herë të parë një televizor 3D i cili nuk ka nevojë për syzet tridimensionale për t’u parë.
Në prezantimin në Los Angeles të SHBA, drejtori i Dolby Laboratories, Brett Crockett tha se televizori ka një teknologji lenteje e cila është në ekranin e tij, të cilën e ka krijuar Philips. Gjithashtu televizori ka disa softëare të cilat i lejojnë të krijojë një sinjal video i cili kalon nga lenta në ekranin e tij dhe bën të mundur shikimin në 3D pa përdorur syzet tridimensionale.
Crocket u shpreh optimist për të ardhmen e këtyre televizorëve. Sipas tij, televizori 3D është një risi e jashtëzakonshme pasi shumica e njerëzve e kanë bezdi të mbajnë syzet e nevojshme kur shohin një film tridimensional. Me këtë televizor njerëzit do të shohin filma e programe të ndryshme normalisht.
Por kompania ende nuk ka vendosur një datë zyrtare se kur do të dalin në shitje këto televizorë 3D.