Home Aktualitet Gramsh, kamioni del nga rruga, 1 i vdekur

Gramsh, kamioni del nga rruga, 1 i vdekur

554
0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në rrethin e Gramshit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rovje të Gramshi ku një kamion në të cilin udhëtonin 2 persona ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i kamionit Ferat Rika si dhe është plagosur Shkëlzen Rika I cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here