Në rast se thinjat po ju shtohen përditë, mos pretendoni që të rikthehen në ngjyrën natyrale ato që tashmë janë zbardhur por të paktën të mbani situatën nën kontroll duke mos lejuar që flokët të bëhen të gjitha të bardha.
Përzierja kremoze, mund ta bëjë këtë. Madje, nuk ndikon vetëm në përmirësimin e gjendjes së flokëve por ka efekte të mira në të gjithë organizmin.
Si ta përgatisni?
Përbërësit:
-200g vaj farë liri
-3 thelpinj hudhër
-1kg mjaltë
-4 limona
Përgatitja:
Vendosni limonin dhe hudhrën në një mikser dhe përzieni mirë. Shtoni vajin e farës së lirit bashkë me mjaltin dhe përzieni përsëri. Vendoseni përzierjen në një enë qelqi, mbylleni mirë dhe më pas ruajeni në frigorifer.
Përdorimi:
Merrni një lugë nga përzierja gjysmë ore para çdo vakti, tre herë në ditë.