Home Aktualitet Zgjedhjet lokale:Zbulohen kandidatët e PD dhe PS për bashkitë e mëdha

Zgjedhjet lokale:Zbulohen kandidatët e PD dhe PS për bashkitë e mëdha

604
0

Niko Peleshi është kryetari i parë i një bashkie të madhe që zyrtarizohet për rikandidim. Asambleja e socialistëve të Korçës në një mbledhje gjatë ditës së djeshme kanë deklaruar se Peleshi mbetet kandidati më i mirë i tyre për të drejtuar dhe një katërvjeçar qytetin juglindor. Por nga burime konfidenciale gazeta ka mësuar se Pelelshi nuk është i vetmi që do të rikandidojë, të tillë janë dhe Edi Rama në Tiranë, Vangjush Dako në Durrës, Shpëtim Gjika në Vlorë apo dhe Qazim Sejdini në Elbasan. Ndërkohë pritet që duelet këtë herë të jenë mjaft të ashpra pasi këto qytete përbëjnë zemrën e vendit dhe tregojnë qartë se kush i fiton zgjedhjet. Disa nga emrat që pritet të kandidojnë nga Partia Demokratike dhe koalicioni i saj janë, Lulzim Basha në Tiranë, Lefter Koka në Durrës, Ardian Kollozi, në Vlorë, Shefqet Deliallisi në Elbasan apo dhe Andrea Mano në Korçë.
Përplasjet në qytetet kryesore
Pas betejës së fortë për Tiranën, qyteti i dytë më i rëndësishëm është Durrësi. Në këtë qytet pritet që rivaliteti të jetë mes dy partive të majta si Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Përveç Vangjush Dakos pritet të jetë në garë dhe Lefter Koka, i cili do të ketë dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Koka ka qenë një herë kryetar i Bashkisë së Durrësit por pakënaqësitë me Edi Ramën e bënë që të mos dilte për një mandat të dytë. Aktualisht, ai mban postin e deputetit dhe ka një reputacion në zonën e Durrësit. Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerrë një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytetet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin, i cili do të dorëzojë mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.
Përballjet në Elbasan dhe Korçë
Shqipëria e Mesme përbën një tjetër fushë beteje mjaft të ashpër për dy partitë kryesore. Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet, për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për Sejdinin. Përballë tij e djathta ende nuk ka publikuar një emër, por mendohet se prefekti aktual i Elbasanit do të jetë sfidanti i Qazim Sejdinit. Shefqet Deliallisi aktualisht prefekt i qarkut Elbasan do të kërkojë të kthejë blu Elbasanin që nga koha e Adrian Turkut. Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit, i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkojë dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politike e LSI, e cila në këto zgjedhje do të dalë me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë Adrea Manon, që ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut. Edhe pse duhen dhe 7 muaj që zgjedhjet lokale të zhvillohen, ethet elektorale kanë nisur të jenë prezente që tani në selitë respektive.

Peleshi kandidat zyrtar i opozitës
Partia Socialiste ka vendosur që për Bashkinë e Korçës do të rikandidojë Niko Peleshin, aktualisht kryetari i kësaj bashkie. Gjatë ditës djeshme u mblodh Asambleja e Partisë Socialiste për qytetin e Korçës, ku ishte i pranishëm edhe anëtari i Kryesisë se PS, njëherazi deputet i Qarkut të Korçës, Pandeli Majko, që ishte edhe i deleguar në mbledhjen e Asamblesë së socialistëve korçarë. Majko tha për mediat se bashkia e Korçës, është një nga bashkitë model në të gjithë vendin, për punët publike që ka kryer. Majko u ndal edhe tek konflikti i bashkisë me Inspektoratin Kombëtar Ndërtimor-Urbanistik, për prishjen e ndërtimeve të kryera në një segment të bulevardit “Republika” të qytetit të Korçës, të cilën e cilësoi si “një fyerje për gjithë qytetarët korçarë”. Sipas tij, kjo është një histori që ka të bëjë me fushatën politike për zgjedhjet që po vijnë. Ai shtoi se “ne e presim fushatën elektorale jo si përplasje midis palëve, por si fushatë elektorale qytetare dhe normale, ku mund dhe duhet të dialogohet”.

Tirana
Edi Rama vs Lulzim Basha

Më 8 maj të vitit 2011 vërtetë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore, por në të vërtetë ato dhe kanë rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare. Në Tiranë do të zhvillohet një betejë e ashpër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por jo më pak të rëndësishëm janë dhe garat që do të zhvillohen në qytetet kryesore të vendit. Rama kërkon mandatin e katërtë ndërsa Basha kërkon të thyej mitin e Ramës në kryeqytet.

Durrës
Vangjush Dako vs Lefter Koka

Pas betejës së fort për Tiranën, qyteti i dytë më i rëndësishëm është Durrësi. Në këtë qytet pritet që rivaliteti të jetë mes dy partive të majta si PS dhe LSI. Përveç Vangjush Dakos pritet të jetë në garë dhe Lefter Koka i cili do të ketë dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Koka ka qenë një herë kryetar i bashkisë së Durrësit, por pakënaqësitë me Edi Ramën e bënë që të mos dilte për një mandat tjetër.

Vlorë
Shpëtim Gjika vs Ardian Kollozi

Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin i cili do të dorëzoj mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.

Elbasan
Qazim Sejdini vs Shefqet Deliallisi

Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini, i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për Sejdinin. Shefqet Deliallisi aktualisht prefekt i qarkut Elbasan do të kërkoj të kthej blu Elbasanin që nga koha e Adrian Turkut.

Korçë
Niko Peleshi vs Andrea Mano

Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkojë dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politike e LSI e cila në këto zgjedhje do të dalë me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë, Adrea Manon, i cili ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here