Home Aktualitet SHIU shperdoroi fondet me nje dem 1.7 milione euro

SHIU shperdoroi fondet me nje dem 1.7 milione euro

532
0

aparatura-ushtarakeNjë dosje volumiznoze me plot 17 shkelje ligjore që i kanë shkatuar buxhetit të shtetit shqiptar një dëm prej 1.704.529 euro është dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, ish-drejtuesit të Shërbimit Informativ Ushtarak Ylli Zyla dhe 5 zyrtarëve të tjerë të SHIU dhe ndërmarjes shtetërore MEICO, të cilët kanë qënë anëtarë të tenderit për blerjen e paisjes të quajtur “CDMA Interceptor”. Sipas kallëzimit të Ministrisë së Mbrojtjes që gazeta “Shqiptarja.com” disponon, paisja është blerë në muajin mars 2011 me prokurim të drejtpërdrejtë tek një kompani izraelite, me ndërmjetësimin e një kompania shqiptare, e cila mban kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të SHIU-t, duke i shitur paisje të ndryshme përgjimi.

E gjithë praktika për blerjen e kësaj paisje përgjimi tepër të kushtueshme dhe që nuk i ka shërbyer në asnjë moment shtetit shqiptar, është kryer në fshehtësi të plotë, dhe kostoja e saj është 1.589.400 euro plus 115.129 USD për mirëmbajtjen. Argument ka qënë kushti i NATO-s, për domosdoshmërinë e kësaj paisje, e cila do të përdorej nga forcat ushtarake Shqiptare në Afganistan. E gjithë praktika, ka shmangur zyrën juridike të ministrisë si dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA. Ndërkohë dhe zhdoganimi i kësaj paisje është bërë për një artikull tjetër, pra është bërë fiktivisht.

Shmangia e Shtabit
Në kallëzimin e Ministrisë së Mbrojtjes, që tashmë i ka shkuar prokurorisë së Tiranës, thuhet se gjatë kontrollit të auditit u konstatua se SHIU ka blerë paisjen operacionale përgjimi në vlerën prej 1.589.400 euro. Kjo blerje është konstatuar shkelje dhe paregullsi në procedurat e prokurimit, pasi në të gjitha procedurat për mallra e shërbime të klasifikuara për përdorim ushtarak, nuk ka kërkesë operacionale nga strukturat përgjegjëse, e për rrjedhojë është shmangur nga procesi i vlerësimit dhe vendimarja e Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe Bordi i Modernizimit.

Një tjetër shkelje bën fjalë dhe për projekt urdhërin për procedurat e prokurimit që janë kryer drejtpësëdrejti nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, pa kaluar për mendim në Drejtorinë Juridike dhe pa kaluar as nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm apo sekretari i përgjithshëm. Të gjitha këto sipas kallëzimit janë detyrime të përcaktuara në rregulloren e brendshme të ministrisë së Mbrojtjes, miratuar me urdhër të vetë ish-ministrit.

Kontrata dhe çertifikata
Në kallëzimin e dorëzuar në prokurori, për të cilin tashmë kanë nisur hetimet thuhet se lidhja e kontratave për disa nga procedurat e kryera nga ish-drejtori i SHIU Ylli Zyla, është bërë duke shënuar se ato bazohen në dokumentet e tenderit, por në kushtet kur dokumentet e tenderit rezultojnë të pahartuara, do të thotë se ky përcaktim është bërë thjesht formalisht.

Ndërkohë edhe pse mallrat e shërbimit të prokuruara klasifikohen për qëllime të mirëfillta ushtarake, subjektet kontraktuese nuk kanë aplikuar për çertifikata importi tek AKSHE në zbatim të ligjit, madje nuk është aplikuar nga MM apo SHIU për çertifikatat e përdoruesit e fundit. Sipas kallëzimit rezulton se në dokumentat që ndodhen në dosjen e procedurës së prokurimit dhe në llogari, mungojnë çertifikatat e origjinës, çertifikatat e cilësisë së paisjeve, fletë garancitë e të tjera.

Fondi, me vendim të qeverisë Berisha
Bërja pjesë e Shërbimeve Inteligjente Ushtarake të kësaj paisje është kryer duke lëvruar një fond prej 1.589.400 euro. Mësohet se ky fond është nxjerë me një vendim të ish-qeverisë së Sali Berisha, duke argumentuar domozdoshmërinë e kësaj pasije inteligjente. Pas këtij vendimi e gjithë procedura ka vijuar me prokurim të drejtpërdrejtë, duke arritur të meret kontakt me një kompani iraelite e cila ka mundësuar dhe sjelljen në Shqipëri të kësaj paisje. Në fakt aparatura “CDMA Interceptor” është blerë me qëllim përdorimin e saj në Afganistan, por për shkak të mungesës së fondeve për grupet e vëzhgimit që do të gjurmonin informacione të ndryshme për grupe teroriste, dërgimi i saj në Afganistan nuk është kryer asnjëherë. Momentalisht kjo paisje tepër e kushtueshme vijon të qëndrojë në qëndrën e SHIU, duke mos kryer asnjë funksion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here