Ende pa nisur mirë bisedimet mes përfaqësueve të ACR-së dhe minatorëve të Bulqizës për të arritur një marrëveshje për t`i dhënë fund grevës të urisë kanë nisur edhe problemet e para. Administratori i kompanisë ACR Bedineishvili përmes një mesazhi drejtuar minatorëve ka kërkuar që bisedimet të zhvillohen me ta dhe jo me përfaqësuesit e sindikatave.
“Vij sot në Bulqizë për të biseduar me minatorët në lidhje me problemet e minatorëve por na kanë penguar. Nuk do të ketë bisedime me Kol Nikollën dhe Taf Kolecin pasi ne nuk pranojmë të ulemi me ata që dhunuan ACR-në” ka theksuar adminiatratori i ACR-së Bedineishvili.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kreut të konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla i cili e ka cilësuar mesazhin e administratorit të ACR-së si shantazh të pavlerë. Sipas tij kompania ACR është e detyruar të ulet në bisedime me sindikatat dhe të nënshkruajë sipas ligjit.
“Jemi të vendosur të luftojmë institucionalisht dhe jo si grevëthyes” ka theksuar Nikolla.