Home Bota Serbia fajëson BE-në për shtyrje të bisedimeve

Serbia fajëson BE-në për shtyrje të bisedimeve

740
0

Serbia fajëson Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve. Akuzat e Beogradit nuk janë bërë publikisht, por nëpërmjet një letre të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, dërguar vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sekretarit Ban ki Moon. Në letrën e tij, Jeremiç i quan paramilitarë njësitë speciale të Kosovës dhe kërkon të mos krahasohet rasti i ndërhyrjes së njëanshme në veri me djegien e pikës kufitare nga persona të maskuar.
“Qeveria e Serbisë dërgoi një delegacion zyrtar në veri të Kosovës për të ndihmuar uljen e tensioneve. Ata filluan negociatat me KFOR-in për kthimin e ligjit dhe rendit në provincë. Në mëngjesin e të martës, më 26 korrik, komandanti i KFOR-it, Erhard Bylher, na siguroi në atë që ne besojmë si marrëveshje me Prishtinën për tërheqjen e ROSU-s nga veriu i Kosovës”, shkruan në letër, duke shtuar se pas këtyre provokimeve të rënda nga Prishtina ishte normale reagimi i serbëve të veriut duke bllokuar rrugët.
Në fund të letrës, kryediplomati serb i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm t`i përfshijë veprimet e njëanshme të njësive ROSU në raportin e ardhshëm të tij para Këshillit të Sigurimit dhe veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here