Home Teknologji Cila eshte e ardhmja e reklamave në Internet

Cila eshte e ardhmja e reklamave në Internet

124
0
Pictures circling around Pacific Islander woman's head
Pictures circling around Pacific Islander woman's head
Pictures circling around Pacific Islander woman’s head

Aplikacionet dhe instrumentet e tjera për të fshehur banerat në internet i bëjnë uebsajtet më të shpejtë e më të pastër. Ama inkurajojnë një formë të re publiciteti, të vështirë për t’u eliminuar

The Atlantic

Ka ndodhur gjithçka me shpejtësi. Pasi ka qenë për disa orë në majë të klasifikimit të aplikacioneve me pagesë më të shitura, Peace (një aplikacion për të bllokuar publicitetin në internet) është tërhequr nga Marco Arment, programuesi i tij. “Është një fitore që nuk më pëlqen”, ka shkruar Arment në blogun e tij. “Për këtë arsye e tërheq Peace”.

Ajo e ad blocker është një temë shumë e diskutuar. Kush i vlerëson është i bindur se do të kontribuojnë për t’i bërë mjetet e informimit të kuptojnë se përdoruesit duan një përvojë navigimi më të mirë. Por, nga ana tjetër, të bllokosh burimin kryesor të fitimit një kompanie është një mënyrë e habitshme për të kërkuar që përmirësohen. E megjithëse institucione të rëndësishme si “Wall Street Journal”, “Washington Post”, CNN e “New York Times” kanë refuzuar të thonë se çfarë efektesh kanë ad blocker mbi të ardhurat e tyre, rreziku i përfaqësuar nga këto instrumente është i dukshëm.

Por zgjedhja për ta fshehur një baner nuk është vetëm çështje ndjeshmërie. Kompanitë e mëdha të teknologjisë janë duke kërkuar që t’i shfrytëzojnë avantazhet me qëllim mundjen e konkurrencës. “Përplasja midis Apple, Google dhe Facebook, që kanë platformat e tyre për të siguruar fitime”, ka shkruar Nilay Patel tek “The Verge”. “Google ka uebin, Facebook ka aplikacionet e tij dhe Apple ka iPhone”. Dhe nuk është rastësi që Apple e ka futur ad blocker në të njëjtin sistem operativ që përmban një aplikacion lajmesh i cili nuk mund të hiqet nga telefoni.

Artikuj të sponsorizuar

Facebook mund të mbështetet mbi një armë që të tjerët nuk e kanë: në smartfon banesat e tij shfaqen kryesisht në aplikacion, ndërsa funksionet e reja funksionojnë vetëm në çfletuesat. Kjo nuk do të thotë se Facebook nuk është i preokupuar: “Humbja e reklamuesve mund t’i dëmtojë rëndë bizneset tona dhe të njëjtën gjë mund të bëjnë teknologjitë që fshehin banesat”, ka shkruar në prill kompania në një dokument të paraqitur përpara Securities and Exchange Commission, entit të vigjilencës së burës amerikane. Por, në të njëjtën kohë, nëqoftëse merret në konsideratë numri i personave që përdorin aplikacionin e Facebook ka gjasa që ad blocker do të çojnë në një konsolidim të mëtejshëm të forcës së kompanisë: nëqoftëse Google mezi arrin të shesë hapësira publicitare, këto para do të drejtohen drejt platformave ku reklamimet nuk mund të bllokohen, si Facebook.

Kështu, mjetet e informimit janë duke asistuar në kolapsin e dy modeleve të biznesit: atij mbi të cilin kanë bazuar aktivitetin e tyre tradicional dhe atij që mezi kanë arritur të ngrenë në këmbë me teknologjinë. Shumë botues nuk arrijnë akoma të kapin objektivat e bilancit pas kalimit nga shtypi në dixhital, për të mos folur për kalimin nga kompjuteri në smartfon. Raporti i fundit mbi fitimet e “New York Times” tregon se të ardhurat si pasojë e publiciteteve online përbëjnë rreth një të tretën e fitimeve të përgjithshme të prodhuara nga reklamat: 48.3 milion dollarë në një total prej 148.6 milionësh. Motoja digital first që është përhapur në botën e gazetave është zëvendësuar tashmë nga ajo mobile first.

Por kjo qasje është akoma një dështim në planin ekonomik, edhe pse publiciteti në median e printuar e mund atë në kompjuterë dhe smartfonë. Nëse gjithë kësaj i shtohen edhe ad blocker, atëhere panorama komplikohet akoma më shumë.

“Sektori po spostohet me shpejtësi nga kompjuterët tek smartfonët, për këtë arsye duhet të ndryshojë edhe modeli ekonomik i bazuar mbi banerat”, pohon Andreë Moore, ish Zëvendëspresident i Google dhe Dekan i Fakultetit të Informatikës së Carnegie Mellon University. Për të, pikëpyetja e vërtetë është se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kompanitë që do të mbijetojnë nuk do të heqin dorë nga publicitetet, por mund të pushojnë së përdoruri banerat. Publiciteti do të marrë forma të reja: artikuj të sponsorizuar dhe të strukturuar në mënyrë që të duken të shkruara nga redaksia dhe rezultate kërkimi të paguara nga kompanitë që duan të duken të parat në faqet e Google. Vetëm se gjithçka do të bëhet më shumë e paperceptueshme.

“Argumenti është i komplikuar, por përmbajtjet publicitare dhe ato redaksionale do të mbështeten në kombinacione misterioze”, thotë Moore. Për pak kohë, ad blocker do t’i bëjnë uebsajtet më të shpejtë e më të përshtatshëm ndaj dispozitivëve mobilë, por nuk do të na mbrojnë nga publiciteti: do të inkurajojnë një më pervaziv, më të vështirë për t’u individualizuar dhe më të pamundur për t’u eliminuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here