Home Sport Schumacher ne gjendje kome pas aksidentit

Schumacher ne gjendje kome pas aksidentit

641
0

schumacherMichael Schumacher është duke luftuar me vdekjen.Gjëndja e 7 herë kampionit të botës në F1 vijon të mbetet kritike: “Nëse nuk do të kishte kaskën mbrojtëse tashmë do të kishte vdekur”, kanë thënë mjekët e spitalit të Grenoble në Francë aty ku është shtruar gjermani.

Pas dy operacioneve të kryera njëra në momentin e mbërritjes në spital dhe një tjetër ndërhyrje gjatë natës pas rrëzimit duke bërë ski në Meribel, Schumi është në garën më të vështirë të jetës së tij.

“Është në koma artificial dhe është e pamundur të bëjmë parashikime. Nuk do të ketë ndonjë operacion tjetër por ne nuk mund të themi dot asgjë nëse Schumacher do të mbijetpjë apo të flasim me përqindje nëse ai do tia dalë”, – sqarojnë mjekët e spitalit francez.

Nga dinamika e ngjarjes kuptohet se sa I dhunshëm ka qënë aksidenti në Alpet franceze. Kaska mbrojtëse që mbante piloti gjerman pas përplasjes është thyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here