Home Aktualitet Goditën efektivët e policisë me shishe, arrestohen dy persona.

Goditën efektivët e policisë me shishe, arrestohen dy persona.

516
0

policia-rrugoreBlutë e komisariatit numër 4 në Policinë e Tiranës kanë vënë në pranga 37-vjeçarin A. Shote dhe 56-vjeçaren S. Shote. Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 43-vjeçarin, G.M. dhe 51-vjeçarin, E.J. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se katër personat përveç se kanë kundërshtuar forcat policore për ushtrimin e detyrës së tyre, edhe i kanë dhunuar efektivët. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Tri ditë më parë, në komisariatin dixhital është bërë një denoncim nga qytetarët, të cilët kanë dërguar fotografitë e dy automjeteve që ishin të parkuara jashtë një lokali në zonën e Freskut, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe të qytetarëve.

Pas marrjes së këtij informacioni, efektivët e komisariatit numër kanë janë nisur për në vendin ku ishin parkuar automjetet dhe atje kanë parë se jashtë një lokali ndodheshin dy makina. Efektivët e patrullës, N.M. dhe F.S. pasi kanë parë se automjetet ishin parkuar në kundërshtim me rregullat, kanë vendosur që të gjobisin drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë qenë duke pirë brenda lokalit. Mësohet se sapo punonjësit e policisë kanë nisur të vendosin gjobat, nga lokali kanë dalë S. Shote dhe A. Shote.

Fillimisht, këta të fundit kanë kundërshtuar efektivët e policisë duke mos qenë dakord me gjobat, por situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi në këtë zënkë janë përfshirë edhe dy personat e tjerë, pjesëtarë të familjes Shote. Pas verifikimit të ngjarjes, është verifikuar se 43-vjeçari, G.M. dhe 51-vjeçari nuk kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve, por vetëm i kanë kundërshtuar ata dhe për këtë arsye do të hetohen në gjendje të lirë. Ndërsa, 37- vjeçari Afrim Shote dhe 56- vjeçarja, Sofi Shote janë vënë në prangat e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 09.06.2015 u arrestuan në flagrancë shtetasit Afrim Shote, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Sofi Shote, 56 vjeç, banuese në Tiranë, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve, G.M., 43 vjeç, banues në Tiranë dhe E. J., 51 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 08.06.2015 kanë kundërshtuar dhe tentuar t’i godisnin me shishe gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e policisë N.M., dhe F.S.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here