Home Sport Laçi fiton per here te pare Superkupen e Shqiperise

Laçi fiton per here te pare Superkupen e Shqiperise

772
0

laci-superkupaLaçi mund Skënderbeun duke ngritur trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive Laçi u tregua më i saktë duke shënuar 8 herë kundrejt 7 të Skënderbeut. Heroi i takimit për ekipin e Laçit ishte sulmuesi Xhejms me dy golat e shënuar, ndërsa në kampin tjetër Salihi shënoi dy gola, por pa mund t’i japë trofeun Skënderbeut.

Radiografia
Mirel Josa vendosi në zbatim rotacionin për Superkupën, vendim logjik kur mendon se vetëm pak ditë më pas në lojë janë jo pak, por 12 milionë Euro. Salihi, Shehi, Shkëmbi u ulën në stol për të qenë në maksimum për ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit më 19 Gusht.

Në një stadium si rrallë herë të boshatisur, dy ekipet kërkuan golin që nga minuta e parë. Duke përfituar nga rotacioni i Skënderbeut, Laci kërkon golin me ngulm dhe e gjen në minutën e 11 me penallti. Doku depërtoi nga e djathta dhe u fut brenda zonës së Skënderbeut, aty u pengua në mënyrë të parregullt nga Dema duke i dhënë të drejtën Laçit për të shënuar nga pika e bardhë me Xhejms.

Pjesa e parë mbyllet me një rast të mirë të Skënderbeut për të barazuar me Hristov, por bullgari i vetëm me portierin nuk shënon. Në pjesën e dytë Mitraj jep një pasim perfekt për Xhejms, i cili shënon i vetëm përballë portierit korcar.

Por atëherë kur mendohej se gjithçka po mbyllej, Josa fut në fushë Shkëmbin dhe Salihin duke ndryshuar krejtësisht rrjedhën e lojës. Fillimisht në të 66’ Salihi shënon golin e parë pas pasimit të saktë të Berishës, por goli u shoqërua me polemika, pasi nga klubi bardhezi u pretendua për prekje të topit me dorë nga kosovari, por edhe për mos respektim të ‘Fair play’-it, pasi lojtari kundërshtar ishte i dëmtuar në fushë dhe loja nuk ndaloi.

Goli corientoi Laçin që pësoi edhe golin e dytë në të 74’ përsëri me Salihin, këtë herë pas pasimit të saktë nga Abazi duke goditur saktë me kokë në zonë. Pas përfundimit në barazim të kohës së rregullat dy ekipet i janë drejtuar shtesës. Pjesa e parë përfundoi në barazim, po ashtu edhe e dyta duke dërguar ekipet në pikën e bardhë për të përcaktuar fituesin, ku fati i buzëqeshi Laçit, pasi triumfoi 8-7.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here