Home Politike Vila te Gjiri i Lalezit, Berisha: “Trillim i ulet”

Vila te Gjiri i Lalezit, Berisha: “Trillim i ulet”

738
0

vila-berishaIsh kryeministri Sali Berisha e ka quajtur mashtrim, akuzen e deputetit te PS-se, Taulant Balla per shtesen e katit te nje vile ne Gjirin e Lalzit, per te cilen deputeti tha se ishte e Berishes.

“Lidhur me kete trillim te ulet, deklaroj se une nuk kam asnje vile, asnje apartament timin perveç apartamentit me 125 m2 ne Tirane ne te cilin banoj. Te dhenat qe disponoj faktojne se vila te cilen Ediskobari ua paraqiti shqiptareve si vilen time eshte vila e nje biznesmeni qe nuk ka asnje lidhje me mua”- thote Berisha ne nje deklarate per media.
Deklarata e plote
“Edvin Rama, qe tani rendom e therrasin Ediskobar Rama, i kapur me skandalin e narkotrafikut, njelloj si i mbyturi kerkon te mbahet ne fijen e barit dhe me sulme personale, shpifje, trillime ndaj kundershtarit beson se do ti shpetoje uraganit te levizjes RAMA IK.
Keshtu dje, pas diskretitimit te tij te plote, i tmerruar nga protesta, ai nepermjet nje shpifesi (uturaku) te paguar nxorri ne Parlament nje foto te nje vile ne ndertim ne Gjirin e Lalezit qe e paraqiti si vilen time, te ciles une, sipas tij, po i shtoj nje kat (foto 1).

Lidhur me kete trillim te ulet, deklaroj se une nuk kam asnje vile, asnje apartament timin perveç apartamentit me 125 m2 ne Tirane ne te cilin banoj. Te dhenat qe disponoj faktojne se vila te cilen Ediskobari ua paraqiti shqiptareve si vilen time eshte vila e nje biznesmeni qe nuk ka asnje lidhje me mua.

Me kete rast i them Edvin Rames, pronarit te viles me themele 57 m te gjata ne Dajt, mure 8 metra te larta dhe me truall te blere, sipas deklarates te tij, me nje çmim 20 here me lire se çmimi i tregut (foto 2), dhe pallatin 5 katesh te familjes ne Tirane te ndertuar pa asnje fature bankare, ndertimore apo tatimore (foto 3), se shpifjet dhe trillimet deshmojne vetem amoralitetin tend por para se gjithash friken qe te ka mberthyer per zullumet qe po te dalin sheshit dhe qe s’ka mushkojne a gjethe fiku qe t’i mbulon. Asgje nuk te shpeton nga levizja RAMA IK.”

Reagimi i deputetit Taulant Balla
E ftoj deputetin Sali Berisha të shkojmë së bashku në Gjirin e Lalëzit, ku t’i tregoj super-vilen në pronësi të vajzës së tij Argita Berisha. E mirëkuptoj se për shkak të moshës ndoshta ka harruar që aty në atë vilë Sali Berisha ka qenë vetëm para disa ditësh. Të gjithë në Gjirin e Lalëzit e dinë ku është Vila e Argitës. Vetëm Saliu nuk e ditka. Ajo është vila më e madhe. E vetmja që ka tre kate, nga dy kate që është norma e lejuar në planin e studimit urbanistik të kësaj zone. I bëj thirrje INUK të verifikojë dokumentacionin e kësaj super-vile, e ndërtuar mbi gjurmën e një ndërtese shumë herë më të vogël. Kaq për sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here