Home Aktualitet Kadastra dixhitale, Rama firmos marreveshjen

Kadastra dixhitale, Rama firmos marreveshjen

662
0

1487778291vlcsnap-1073154Kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të mërkurë marrëveshjen për kadastrën dixhitale, që sipas tij do t’i japë zgjidhje një problemi të mbartur prej vitesh.

“Ka prona të familjeve të caktuara që kanë humbur si pasojë e prishjes së dokumenteve. Pronat e humbura i gjen ky proces që ne kemi nisur kohë përpara, që nis me fotografimin e tokës nga ajri dhe vijon me skanimin e plotë dhe që përfshihet përmes këtij projekti në formatin dixhital, ku çdo gjë do të jetë në vendin e vetë”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka nënvizuar se kjo kadastër do të përmbajë të gjitha ndërtesat, rrugët, veprat e infrastrukturës, monumentet e kulturës, etj.

“Faktikisht do të na kthejë apo do të na bëjë një popull që jetojmë në një shtet”, ka shtuar Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here