Home Aktualitet “AI”: Në Shqiperi, problematik komuniteti rom dhe egjiptian

“AI”: Në Shqiperi, problematik komuniteti rom dhe egjiptian

464
0

1487751894AIRaportin e saj vjetor, “Amnesty International” e nis me thirrjen drejtuar popujve në mbarë botën për të mos lejuar retorikën e frikës, fajësimit dhe urrejtjes, të grryejë vizionin e një shoqërie të hapur, të mbështetur te barazia.

Në raport pasqyrohet situata e 159 shteteve të globit. Pjesa kushtuar Shqipërisë nis me situatën e komunitetit egjiptian dhe atij rom, të detyruar, sipas “AI”, të jetojnë në kushte të mjerueshme, nën rrezikun e shpërnguljes. Në paragrafin kushtuar të drejtave të strehimit, theksohet se në muajin qershor, autoritetet vendore të Tiranës kërcënuan të dëbonin forcërisht më shumë se 80 familje, kryesisht rome dhe egjiptiane në zonën e Bregut të Lumit, që rrezikohet nga përmbytjet.

Zyrtarët, sipas grupit ndërkombëtar, nuk dhanë paralajmërimet e duhura, konsultime reale dhe strehim alternativ. Si pjesë e planit të ndërhyrjes, të propozuar nga kryebashkiaku i Tiranës, familjeve iu parashtrua mundësia e risistemimit, por deri në fund të vitit mbeti e paqartë nëse ai u realizua vërtet e nëse alternativat e ofruara ishin të pranueshme dhe afatgjata. Ky është përfundimi i “Amnesty International” për periudhën e marrë në shqyrtim, por, ndërkohë, Bashkia e Tiranës e nisi ndërtimin e 60 banesave të reja sociale pranë repartit ushtarak në Shkozë, ku do të sistemohen për 6 muaj, 60 familje të komunitetit rom të përfshira në projektin e rehabilitimit të Lumit të Tiranës.

Në pjesën e kushtuar sistemit të drejtësisë, nxirret në pah rasti i pezullimit të shefit të policisë për abuzim me pushtetin dhe përfshirje në vendosjen e aparateve të përgjimit nëpër komisariate dhe përmendet reagimi i kryeministrit e ministrit të Punëve të Brendshme, të cilët e akuzuan gjykatësin e çështjes se i shërbente opozitës.

Në korrik, vazhdon raporti, u miratua në Parlament reforma në drejtësi. Vëmendja spostohet paskësaj tek 20 000 shqiptarët që kanë kërkuar azil në Bashkimin Europian.

Nuk lihet pa u përmendur dhe shqetësimi i parashtruar në muajin mars nga Komiteti Europian për parandalimin e torturës mbi kushtet e burgjeve në vendin tonë.

Previous articleKadastra dixhitale, Rama firmos marreveshjen
Next articlePasionet ekstreme te moderatores shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here