Home Aktualitet Elbasani – Tirana degjeneron ne dhune. Demtohet stadiumi i ri

Elbasani – Tirana degjeneron ne dhune. Demtohet stadiumi i ri

856
0

Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj 6 tifozëve të përfshirë ditën e djeshme në dhunën në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, në ndeshjen Elbasani – Tirana, në ndeshjen e javës së 13 të Superligës Shqiptare.

elbasan-arena4

Kështu janë proceduar penalisht tifozët Naim Xhepa, Agron Xhepa, Mustafa Skilja, Përparim Shermadhi, Adnand Miraku dhe Klevis Buzo.

Sipas policisë së Elbasanit, këta 6 persona janë autorë të shkuljes së stolave dhe dëmtimit të ambienteve në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, ku edhe do të hetohen por dëmet e shkaktuara në stadiumin që u inaugurua në Tetor në ndeshjen e kombëtares shqiptare me Danimarkën.

elbasan-arena5

Tifozët u arrestuan ditën e djeshme nga policia e e Elbasanit, ku u bë i mundur identifikimi i tyre falë pamjeve filmike moderne të stadiumit, të cilat u sekuestruan në përfundim të ndeshjes.
Ditën e djeshme, dhuna u bë sërish pjesë e futbollit shqiptar ku në ndeshjen Elbasani – Tirana, përplasja e tifozëve në stadium në pjesën e dytë, solli edhe ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 62′ për rreth 7 minuta, ndërkohë që rezultati ishte me shifrat e barabarta 2-2.

Pas konfliktit mes tyre, tifozët kanë shkulur disa prej stolave të impiantit modern, ndërsa është dashur ndërhyrja e futbollistëve të dy ekipeve të cilët kërkuan uljen e nervozizmit, si dhe forcave të policisë, për të qetësuar situatën. Pas qetësimit të gjendjes, ndeshja ka rinisur pa shënuar incidente të tjera deri në përfundim të saj e cila u mbyll me fitoren e kryeqytetasve me shifrat 2-3.

Aktet e dhunshme dhe vandale duhet që të marrin njëherë e mirë një përgjigje të merituar nga organet drejtuese të futbollit shqiptar, por jo vetëm, pasi edhe masat administrative nuk po bëjnë efekt.

Stadiumi “Elbasan Arena” është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe nuk duhet që të lejohet që kurrsesi që njerëz të tillë përveç që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë të çojnë dëm edhe paratë e shqiptarëve, mbi 5 milionë Euro që kushtoi stadiumi.
stolat elbasan arena
elbasan-arena6

Kronika Elbasani-Tirana 2-3
Tirana rimerr kreun e kampionatit shqiptar të futbollit pas përmbysjes së rezultatit përballë Elbasanit në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndryshe nga sa pritej, vendasit e kanë nisur në mënyrën më të mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 19 me Bylykbashin.

Avantazhi ka mbushur me shpresë verdheblutë e drejtuar nga Dosti se mund të mundnin kryesuesit duke u hedhur në sulm në kërkim të dyfishimit të rezultatit, të cilin e realizojnë parmes një penalltie të shndërruar në gol përsëri nga Bylykbashi në të 22’. Tirana e çorientuar rikthehet në lojë në të 26’ me Mucën që ngushton shifrat, ndërsa në të 31’ Bakaj vendos barazimin. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë.

Ndërsa në të dytën sulmet nga njëra portë në tjetrën kanë qenë të shumta nga të dy ekipet, por Tirana e kishte rezervuar golin për në minutën 2 shtesë me Ndikumana duke përmbysur kështu shifrat e takimit dhe u ngjitur në krye të renditjes pas javës së 13, ndërsa Elbasani ndodhet në ekstremin tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here