Home Aktualitet Edhe Topi kundër:Berisha zbulon arsyen pse kërkon të ndryshojë SHISH-in

Edhe Topi kundër:Berisha zbulon arsyen pse kërkon të ndryshojë SHISH-in

597
0

Për herë të parë pas kaq ditësh kryeministri Sali Berisha ka thyer heshtjen për projektligjin e shumë debatuar të SHISH-it. Shefi i mazhorancës deklaroi qartë se kreu i Shërbimit Informativ duhet të jetë me mandat pasi në këtë mënyrë funksionon në të gjitha vendet demokratike. Ai deklaroi se asnjë zyrtar i lartë në Shqipëri nuk do të ketë mandat të pakufizuar. Ndërkohë Berisha nuk ka lënë pa kontestuar dhe Presidentin Topi për dekretet për Gjykatën Kushtetuese. Kreu i PD tha se të gjithë janë të detyruar të zbatojnë afatet e përcaktuara në ligjin themeltar të shtetit. I menjëhrshëm ishte reagimi i Presidentit Topi i cili deklaroi se ishte me parimet e NATO-s duke lënë të nënkuptohet se nuk do të dekretonte këtë ligj nëse nuk do të kishte miratimin e ndërkombëtarëve.
Berisha i vendosur për SHISH
Debati për ligjin e SHISH ka marrë dje oksigjenin e radhës për të rindezur sërish debatin. Kryeministri Berisha është treguar i vendosur se ligji për Shërbimin Informativ do të kalojë në Kuvend. “Në këtë vend nuk do të ketë zyrtarë të lartë të emëruar pa mandate. Ky është një qëndrim përfundimtar i imi. Vendet e NATO-s në tërësinë e tyre kanë të gjithë zyrtarët pa përjashtim me mandate të ndryshme, që janë një normë dhe një standard i vendeve demokratike”, deklaroi kryeministri Berisha duke folur për herë të parë për çështjen e Shërbimit Informativ Shtetëror. Deklarata e Berishës erdhi gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e Shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ndërkohë kryeministri nuk ka lënë pa atakuar dhe Presidentin Topi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti Topi kundër “SHISH”
Ashtu si dhe pritej, Presidenti i Republikës është bërë barrikada e radhës ndaj PD-së për të mos miratuar projektligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Kreu i shtetit deklaroi se ai do të mbetet besnik i parimeve themelore të Aleancës së Atlantikut Verior duke zgjedhur qartë anën e ndërkombëtarëve. “Po e ndjek me vëmendje këtë proces. Jam shume i kujdesshëm për të thënë që nuk mund të paragjykoj asnjë vendim të Kuvendit, sepse Presidenti flet në momentin, kur ka një vendimmarrje të Kuvendit dhe realizohet komunikimi zyrtar mes institucioneve të Kuvendit dhe institucionit të Presidentit. Ajo që mund të them në parim, kam qenë, jam dhe do të mbetem vetëm luajal i parimeve fondamentale të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që është aleanca më e madhe e paqes dhe sigurisë. Pra, nga ky parimi madh dalin përfundime të mëdha dhe të rëndësishme”, tha Topi. Kreu i Shtetit iu kundërpërgjigj dhe akuzave të kryeministrit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. I pyetur se kur do ta çojë në Kuvend emrin për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, pasi mandati i tij ka mbaruar prej një muaji e gjysmë, Topi tha se “është shumë i kujdesshëm në të gjitha procedurat”. “Asgjë nuk e pengon kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese të ushtrojë veprimtarinë e tij. Por, besoj se fillimi i sesionit të ri parlamentar do të sjellë jo vetëm emrin e Kryetarit, por dhe të anëtarëve të tjerë për vendet vakante”, tha Topi.

Presidenti Topi
Ashtu si dhe pritej, Presidenti i Republikës është bërë barrikada e radhës ndaj PD-së për të mos miratuar projektligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Kreu i shtetit deklaroi se ai do të mbetet besnik i parimeve themelore të Aleancës së Atlantikut Verior duke zgjedhur qartë anën e ndërkombëtarëve. “Po e ndjek me vëmendje këtë proces. Jam shume i kujdesshëm për të thënë që nuk mund të paragjykoj asnjë vendim të Kuvendit, sepse Presidenti flet në momentin, kur ka një vendimmarrje të Kuvendit dhe realizohet komunikimi zyrtar mes institucioneve të Kuvendit dhe institucionit të Presidentit. Ajo që mund të them në parim, kam qenë, jam dhe do të mbetem vetëm luajal i parimeve fondamentale të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që është aleanca më e madhe e paqes dhe sigurisë. Pra, nga ky parimi madh dalin përfundime të mëdha dhe të rëndësishme”, tha Topi.

Kryeministri Berisha
Kryeministri Berisha është treguar i vendosur se ligji për Shërbimin Informativ do të kalojë në Kuvend. “Në këtë vend nuk do të ketë zyrtarë të lartë të emëruar pa mandate. Ky është një qëndrim përfundimtar i imi. Vendet e NATO-s në tërësinë e tyre kanë të gjithë zyrtarët pa përjashtim me mandate të ndryshme, që janë një normë dhe një standard i vendeve demokratike”, deklaroi kryeministri Berisha duke folur për herë të parë për çështjen e Shërbimit Informativ Shtetëror. Deklarata e Berishës erdhi gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e Shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ndërkohë kryeministri nuk ka lënë pa atakuar dhe Presidentin Topi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Zëvendëskryeministri rideklarohet për qëdnrimin ndja SHISH-it
Meta: Mandati kreut të SHISH duhet kufizuar por në konsultim me NATO

Ilir Meta ka shfaqur një qëndrim të përafërt me kryeministrin Berisha duke deklaruar dje se është në favor të kufizimit të mandatit të kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Por ai ka perseritur edhe qendrimin se cdo ndryshim ne ligj duhet të bëhet në konsultim me strukturat dhe aleatet e NATO-s.

Z. Meta, Kryeministri Berisha pak më parë duke folur për ligjin e SHISH u shpreh se nuk do të ketë zyrtarë të lartë me mandate pa afat. Si ju duket në tërësi qëndrimi i PD-së për kalimin e këtij ligji?
Është tepër parimore që çdo zyrtar i lartë të ketë mandat të përcaktuar dhe kjo është pothuajse për të gjithë përfaqësuesit e të gjithë institucioneve të tjera. Edhe për institucionin në fjalë kjo është mëse normale, që të vendoset një afat ligjor. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme që ky afat të jetë në kuadër të një rregullimi dhe përcaktimi ligjor që garanton qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e këtij institucioni. Kjo ka qenë dhe është arsyeja pse unë e kam theksuar rëndësinë që çdo ndryshim është e rëndësishme që të bëhet në mënyrë të mirëkonsultuar me NATO-n. A do të këtë bashkim votash me Partinë Socialiste për ta hedhur poshtë këtë pr/ligj? Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë as me kundërvënie votash me dikë dhe as me bashkim votash me dikë tjetër. Qëndrimi ynë është parimor dhe unë besoj se procesi i konsultimeve me NATO-n do të vijojë në mënyrë konstruktive.Z. Meta nga informacionet që kemi miratimi i pr/ligjit është shtyrë për në shtator ?
Nuk kam asnjë informacion të tillë. Pavarësisht nga kalendari qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor.
Z. Meta një çështje tjetër nga mandati i kreut të SHISH është dhe mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Një mandat i përcaktuar, por që tashmë ka mbaruar. Sa normale është situata në Gjykatën Kushtetuese dhe si e shihni zgjidhjen?
Ne jemi për zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit për Gjykatën Kushtetuese.
Z. Sabri Hamiti në një intervistë për Radio Televizionin Ora Neës u shpreh se për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë mjafton një referendum. A jeni dakord me këtë ?
Shqipëria ka bërë gjithçka për të mbështetur dhe për të njohur shtetin e ri të Kosovës në planin ndërkombëtar dhe njëkohësisht edhe pas këtij vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ne kemi një plan të qartë veprimi në drejtim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës përmes shtimit të njohjeve të reja, përmes aderimit  në institucione ndërkombëtare financiare, apo dhe të tjera. Ashtu sikurse është dhe rasti i BERZH-it, dhe për përfshirjen e saj në të gjitha nismat dhe forumet rajonale. Besoj se për Shqipërinë dhe Kosovën prioritet kryesor është integrimi Europian.  Ndaj përshëndes deklaratën e Znj. Ashton, të bërë në emër të Bashkimit Europian,  dëshirojmë dhe besojmë që vendimi i kësaj gjykate të forcojë më tej unitetin në Bashkimin Europian për çështjen e Kosovës. Pasi çështja e Kosovës, në radhë të parë është një çështje Europiane, pasi vetë Kosova është një realitet Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here