Minatoret e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 14 të grevës së tyre të urisë. Janë 13 minatorë të cilët janë ngujuar në nivelin 1400 metra nën tokë në galeritë e minierës së Bulqizes. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë mjaft e rënduar.
Nje dite me pare, kreu i Konfederatës, Kol Nikollaj tha se gjendja e minatorëve është mjaft e rënduar, por se ata janë të vendosur për të vazhduar grevën deri në arritjen e një marrëveshje.
Gjatë një konference për shtyp në qytetin e Bulqizës, Nikollaj denoncoi shantazhet nga segmente te ndryshme politike që po bëhen në drejtim të tij dhe minatorëve.
Ai i bëri thirrje Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës dhe kompanisë ACR që të marrin masa për zgjidhjen e çështjes dhe shpëtimin e minierës, pasi sipas Nikollajt, miniera është në gjendje të vështirë.
Nikolla theksoi se minatorët janë duke përgatitur një peticion i cili do t`i drejtohet Presidentit të Republikës që të nisin procedurat që kompanisë ACR t’i hiqet licensa .
Nikollaj tha se ka depozituar në Prokurori disa kallëzime penale.
Dështon takimi minatorë- ACR
Ka dështuar takimi i pritshëm mes minatorëve të Bulqizës dhe përfaqësuesve të kompanisë ACR, me ndërmjetësimin e kreut të Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta. Ky i fundit njoftoi gjate te enjtes se takimi i parashikuar ka dështuar, por tha se do të vazhdojë përpjekjet për të ulur në tryezë palët, pasi gjendja shëndetësore e 13 minatorëve në grevë është mjaft e rënduar.
Pak minuta më vonë pasi janë lajmëruar minatorët grevistë për deshtimin e bisedimeve, Komisioni i Grevës njoftoi se greva e minatoreve do te vazhdoje.
Sipas Komisionit, deshtimi i bisedimeve te parashikuara deshtoi si pasoje e nje njeriu te papergjegjshem, siç eshte administratori i kompanisë ACR, Giga Bedineishvili.
Mësohet se kanë qenë dy arsyet të cilat kanë bërë që të dështojë edhe takimi i sotëm mes palëve; kompania konçesionare kishte vënë si kusht që në bisedime të mos merrnin pjesë kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikollaj dhe zëvendësi i tij Taf Koleci por një përfaqësi tjeter.
Ndërkohë, janë minatorët ata që kanë patur pretendimet e tyre, duke kërkuar që në takim të mos merrte pjesë përfaqësuesi shqiptar i ACR-së si dhe administratori i kompanisë ACR, Giga Bedineishvili i cili momentalisht gjendet ne Bulqizë.
Bedineishvili kishte kërkuar më parë që minatorët të zgjedhin një përfaqësi tjetër dhe jo këtë që është propozuar.
Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.