Home Aktualitet Monro vrau veten, sepse u nda nga Bob Kenedi

Monro vrau veten, sepse u nda nga Bob Kenedi

698
0

Janë zbuluar dokumente sekrete sipas të cilave aktorja e njohur hollivudiane u vetëvra një ditë pasi zhvilloi një takim shumë sekret me Bob Kenedin. Këtë lajm e konfirmoi Ronald Kesler gazetar i Nju Jork Taims. Kesler sapo ka publikuar librin “Sekretet e FBI-së”

“Zërat për një marrëdhënie mes aktores dhe njërit prej vëllezërve Kenedi, kishin kohë që qarkullonin, por këtë radhë Kesler publikon detaje sepse ka në dorë disa nga dokumentet sekrete të ish drejtorit të FBI-së Edgar Huver. Një nga këto dokumente ishte dërguar nga William Simon, shef i zyrës së byrosë në Los Angjelos. Raporti daton menjëherë pas vdekjes së Monros, 5 gushtë 1962. Në këtë dokument lexohet se një ditë përpara vetëvrasjes Bob Kenedi mori hua makinën personale të Simon për një takim të fshehtë me aktoren”, shkruan Nju Jork Taims.

Sipas të përditshmes amerikane gjatë atij takimi, Bob i ka deklaruar aktores se nuk dëshironte ta shikonte më dhe sipas Kesler, kjo është arsyeja që e shtyu aktoren të vras veten një ditë më pas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here