Home Aktualitet Greva, METE, ultimatum për ACR-në dhe minatorët

Greva, METE, ultimatum për ACR-në dhe minatorët

408
0

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me anë të një deklarate për shtyp u kërkoi kompanisë ACR dhe minatorëve të rinisin urgjentisht dialogun për gjetjen e një marrëveshjeje.

Ministria theksoi se po ndjek me shqetësim situatën e rënduar në grevën e urisë së minatorëve të Bulqizë ndërsa u bën thirrje negociatorëve, drejtuesve, minatorëve si dhe palëve që akuzojnë njëra- tjetrën, të ndalojnë menjëherë lumin e akuzave të ndërsjellta që po përpiqen ta çojnë në rrugë pa krye këtë situatë.

“Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luajë për interesa personale me këtë pasuri” thekson METE. Ministria beson se me përgjegjshmëri dhe seriozitet janë të gjitha mundësitë për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit për koncesionet e huaja, që ti jap fund kësaj greve urie dhe të fillojë sa më shpejtë aktiviteti normal në minierën e Bulqizës.

Previous articleItali, plumba ndaj shqiptarëve, një i vdekur, tjetri i plagosur
Next articleMonro vrau veten, sepse u nda nga Bob Kenedi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here