Home Politike Lazarati, Berisha: Policia i hapi shtegun banditeve qe te largohen

Lazarati, Berisha: Policia i hapi shtegun banditeve qe te largohen

243
0

berisha-saliIsh kryeministri Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se policia, njësoj si një vit më parë i ka hapur shtegun për tu larguar banditëve të Lazaratit që vranë oficerin Ibrahim Basha dhe plagosën dy efektivë të tjerë të RENEA-s.


Postimi i Berishës

Lazarati ishte kronike e nje ngjarje te paralajmeruar. Dyshohet se policia, si heren e pare, iu hapi shteg te lire banditeve qe kete radhe vrane oficerin Ibrahim Basha dhe terrorizojne Lazaratin!!

Te dashur miq, vrasja ne prite e oficerit te policise Ibrahim Basha dhe plagosja e kolegeve te tij ishte nje ngjarje e dhimbshme dhe tronditese per vendin. Disa te dhena flasin se kemi te bejme me nje ngjarje deri diku te paralajmeruar. Keshtu, nga burime te ndryshme rezulton se:

– Gjate nje viti Policia ka qene e pranishme ne Lazarat dhe ka bere kontrolle te rregullta ne te gjithe territorin e fshatit, madje kontrolle dhe verifikime jane bere edhe gjate gjithe fushates zgjedhore. Nje jave me pare ka vendosur postbllok ne mes te fshatit duke kontrolluar kalimtare

– Policia muaj me pare ka marre informacione nga banore dhe burime te tjera se ne Lazarat futen sasi te konsiderueshme armesh dhe se armet aty shiteshin me çmim 300-500 euro copa. (kallashnikovi)

– Policia prej kohesh eshte njoftuar nga banore dhe burime te tjera se kriminelet sterviteshin ne pyllin e Sopotit dhe se aty dhe jetonin

– Ne oret e para te mengjesit te dites se krimit te rende, banda sipas banoreve ka rrezuar me dy kamion te rrembyer ne fshat rreth 100 m gjatesi mure rrethuese te larta dy metro te bansave. Banoret kane menduar se muret po i prish Policia dhe zyrtarisht jane ankuar per kete

– Pas vrasjes kiriminale te oficerit te RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjes te dy kolegeve te tij, hyrjet dhe daljet ne Lazarat te pakten per shume ore i kane kontrolluar me postbllok kriminelet e veshur me uniforme policie, te cilet te armatosur gjer ne dhemb ndalonin e kontrollonin makinat, zbrisnin pasagjeret dhe kalimtaret madje edhe duke ju thene se nuk jemi Policia.

– Policia, pas sulmit me pasoje vrasjen e oficerit Basha, per ore te tera njoftoi se grupi i zjarrit gjendet tek pularia dhe se ajo e kishte rrethuar nga te gjitha anet. Ne te vertet, tek pularia nuk u plagos apo vra asnje anetar i grupit te zjarrit. A kishte vertet kriminel ne pulari apo genjeu Policia apo dikush ju hapi deren e pularise dhe i la te kalojne pa ju hyre gjemba ne kembe atyre, mendoj se duhet te hetohet me seriozitetin me te madh.

Pardje Policia shpalli listen e 21 personave te grupit te zjarrit ne kerkim nderkohe qe sot pothuaj shume prej tyre jane lene te lire, disa gjendeshin ne qytete te tjera, ne burg ose shkuan dhe u dorezuan vet ose nga familjaret e tyre.

Para nje viti, pasi Policia shpalli listen e personave ne kerkim te grupit te zjarrit, Sajmir Tahiri thirri ne prani te 5 personave tjere nder ta dhe prokurore qe ndiqnin ceshtjen, kryetarin e Komunes Dash Aliko dhe i kerkoi t’iu percillte banditve mesazhin e tij, qe te largoheshin nga shtegu i lene i lire per kete qellim nga Policia. Kryetari i komunes Dash Aliko refuzoi te kryente kete detyre kriminale dhe i tha Tahirit qe nese donte ti njoftonin ata pasi ai nuk di i njoftonte kurre.

Kesaj radhe Tahiri nuk thirri Dasho Alikon per ti kerkuar te njejten gje si nje vit me pare. A ja ngarkoi ai kete detyre ndonje tjetri apo vrasesit iken sepse diten e pare pas vrasjes se oficerit opercioni i policise ishte pothuaj inekzistent, kjo duhet hetuar. Mosveprimi i Policise pas vrasjes dhe vendosja e rrethimit te fshatit me shume vonese ka ngjallur dyshime te forta tek banoret.

Sot Policia ndodhet kudo ne Lazarat dhe banoret mbeshtesin plotesisht operacionin e saj por jane te deshperuar sepse mos veprimi i Policise pas vrasjes se oficerit Basha dhe vendosja e vonuar e rrethimit te fshatit ka bere shume prej tyre te mendojne se njelloj si heren e pare, pas botimit te listes se grupit te zjarrit, Policia u hapi shteg krimineleve te vertete dhe u mor me njereza, shumica e te cileve nuk kishin asnje lidhje me ndonje veper penale.

Banoret e Lazaratit jane realisht te terrorizuar nga banditet qe ata besojne se jetojne ne pyllin e Sopotit si kaçak apo qe fusin arme ne fshatin e tyre. Ata nuk flasin dot per ta sepse i tremben hakmarrjes se tyre te eger pasi ata nuk jane pa lidhje me pushtetin dhe policia nuk i arreston ata!

Edhe njehere i bej thirrje Prokurorise se Shtetit te hetoje me pergjegjesine me te madhe gjithçka lidhet me kete ngjarje tragjike. Shpirti i deshmorit te rene per sigurine tone, familjaret e tij, banoret e Lazaratit dhe te gjithe shqiptaret kerkojne te vendosen para ligjit me rreptesine me te madhe autoret, lehtesuesit, indiferentet ndaj kesaj ngjarje te paralajmeruar, ndaj ketij krimi te shemtuar!

Previous articleAdelina Ismaili shpërthen plot akuza kundër politikanëve në Kosovë, ministrave, biznesmenëve, gjykatesve
Next articleDy vëllezërit Aliko kanë mohuar të kenë lidhje me sulmin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here