Home Aktualitet Tiranë, QSUT: mjeku goditet me karrike ne koke tek

Tiranë, QSUT: mjeku goditet me karrike ne koke tek

631
0

qsutDhunë fizike ndaj bluzave të bardha. Një infermier në spitalin “Nënë Tereza” në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës është bërë pre e dhunës së një pacienti.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite në hyrjen e repartit të Urologjisë në QSUT, ndërsa mësohet se infermieri i repartit të Urologjisë, Ruzhdi Merja është goditur me karrige në kokë.

Burime pranë QSUT-së sqarojnë se personi që ka goditur infermierin është një pacient që priste të kryente goditjen e gurëve në veshka.

Nga QSUT bëhet e ditur se shkak për dhunën është bërë mosvënia në funksion e aparaturës, duke e justifikuar këtë me cilësinë e dobët të rrymës elektrike që shërben për të vënë në funksionim aparaturën.

Për këtë arsye edhe ditën e djeshme pacienti është kthyer mbrapsht nga infermieri duke mos kryer goditjen në veshka, ndërkohë që e njejta arsye i është dhënë edhe sot. Në shenjë irritimi pacienti e ka goditur nga pas infermierin disa herë në kokë, për tu ndalur vetëm nga personat e pranishëm në momentin e skenës.

Ai është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që infermieri i zhytyr në gjak, është marrë nën kujdesin e menjëhershëm të mjekëve. Ai i është nënshtruar një skaneri, pastrimit të plagëve në kokë dhe rezonancës mangetike. Nuk dihet ende identiteti i personit që ushtroi dhunë, i cili pas ngjarjes është larguar menjëherë nga ambjentet e spitalit. Mësohet gjithashtu se Drejtoria e QSUT ka ngritur një Task Force për të inspektuar nga afër situatën e krijuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here