Home Aktualitet Forcat e Ushtrisë ndihmojne ne shuarjen e zjarreve ne Dajt

Forcat e Ushtrisë ndihmojne ne shuarjen e zjarreve ne Dajt

477
0

Pas kërkesës nga Emergjenca Civile, Forcat e Armatosura u angazhuan mengjesin e sotem për shuarjen e zjarreve. Mesohet se ne mengjes heret shume forca shtesë të ushtrisë janë vendosur në Malin e Dajtit dhe në Qafë Priskë pas rëndimit të situatës së zjarreve.

Operacioni drejtohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, nderkohe qe ne te merr pjesë dhe Gjenerali Sandër Lleshi.

“Pas kërkesës nga emergjenca civile Forcat e armatosura u angazhuan për shuarjen e zjarreve”- tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, gjate nje prononcimi per mediat.

Sipas tij ne pune jane vene 45 mjete transporti, 16 autoambulanca dhe 4 helikopterë ndërsa nga Biza do të nisen edhe 300 trupa të tjerë.

“Janë në gadishëri dhe presin 2684 trupa, 152 mjete tranporti , 16 autoambulanca, 6 zjarrfikese dhe 4 helikopterë” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here