Një operacion i ndërmarrë nga sektori i antikrimit ekonomik i policisë së Tiranës ka çuar në pranga 8 zyrtarë për korrupsion.
Sipas informacioneve më të fundit operacioni është ndërmarrë në Durrës dhe Tiranë ndërsa hetimet janë ndërmarrë nga prokuroritë e dy qyteteve.
Mësohet gjithashtu se ish-administratori i klubit “Partizani” Paro Laçi është një nga tetë të arrestuarit.
Policia e Tiranës ka shoqëruar mesditën e së shtunës Paro Laçin dhe dyshohet se ndaj tij janë ngritur akuzat për mashtrim.
Burime për “Ora News” bëjnë me dije se përveç ish-adminstratori i klubit “Partizani” Laçi po merret në pyetje nga specialistë kundër krimit ekonomik dhe më pas do të shihet edhe pozicioni tij në dyshimet e policisë.
Ndërkohë që nuk është hera e parë që Laçi shoqërohet nga policia pasi edhe në 15 prill të 2010 një denoncim i lojtarit Sokol Ishka për kërcenim ka sjellë arrestimin e ish-administratorit Paro Laçi, por që më pas është lënë i lirë.
Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i 7 të arrestuarve të tjerë.
Eh sa mire do ishte sikur te ishin vetem ata 8 te korruptuar 😛