Home Bota Samiti i Parisit, i hap dritën jeshile sulmeve në Libi

Samiti i Parisit, i hap dritën jeshile sulmeve në Libi

771
0

Samiti i Parisit i ka dhënë dritën jeshile ndërhyrjes ushtarake kundër Muammar Gaddafi-t në Libi.

Ushtria franceze po prandalon forcat besnike të kolonel Gadafit, ndaj sulmeve kundër civilëve në vend. Kështu ka deklaruar presidenti francez Nikola Sarkozi, në samitin e jashtëzakonshën në Paris.

Sulmi do të vijë me të gjitha kërkesat e komunitet ndërkombëtar. Porta e diplomacisë do të rihapet kur agresionet e Gadafit do të përfundojnë, dhe këmbëngulja jonë është totale, dhe gjithkush ka vënë përpara përgjegjësitë e tij” ka deklaruar Sarkozi.

Kryeministri britanik Devid Kameron, deklaroi se Gadafi ka gënjyer dhe se është kohë për të vepruar. “Kolonel Gadafi bëri që e gjitha kjo të ndodhte. Ai gënjeu të gjithë ndërkombëtarët mbi armëpushimin dhe ishte ai e prishi atë” tha Kameron.

Ndërkohë që mediat lokale kanë deklaruar se avionët italianë kanë nisur një mision vëzhgimi mbi Libi. Edhe më herët u njoftua se jet franceze ishin parë në qiellin e Libisë. Pas këtij vendimi, raportimet nga mediat e huaja thonë se tek rebelët është ndier një shenjë qetësimi.

Merkel ka deklaruar se Gjermania nuk do të marrë pjesë në aksionet ushtarake. Ndërsa presidenti i Këshillit të BE-së Herman van Rompuy, deklaroi se tani nuk mund të qëndrohej më duar kryq. “Koha nuk pret dhe rezoluta e KS duhet të zbatohet sa më shpejt” deklaroi Van Rompy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here