Home Politike PE: Shansi i fundit per integrimin e Shqiperise

PE: Shansi i fundit per integrimin e Shqiperise

595
0

“Zhgënjimi ndër rradhët e vendeve të BE-së është i madh. Ky ndoshta është shanci i fundit ku Shqipëria mund të suksedojë për integrimin në Bashkimin Europian.”Me këto nota paralajmëruese është drejtuar europarlamentari Victor Bostinaru gjatë një takimi me studentët në zyrën për informim të Bashkimit Evropian.
Më tej ai theksoi se është momenti dhe koha që Shqipëria të luajë fort dhe të fitojë, nevojitet patjetër një përgjigje pozitive nga Shqipëria.

Ndërsa shefi për Evropën Juglindore në KE, Eduard Kukan tha se rajoni ndodhet në një proçes transformimi që po shkon drejt realizimit të plotë. Më tej ai theksoi se nuk mund të flitet për një zgjerim të BE-së, për sa kohë nuk zgjidhet çështja e Greqisë. Kukan ka vlerësuar se Shqipëria ka të gjitha dispozitat të ofrohet si një aset në interes të Bashkimit Europian.

“Dekadën e kaluar rajoni pësoi transformime reale. Proçesi nuk ka mbaruar akoma, po shkon drejt realizimit. Ne do të ofrojmë mbështetje për presporiotetin e vendeve që aderojnë pasi ky proçes do të ndihmonte për forcimin e pozitës të BE-së.Vendi juaj ka të gjitha dispozitat të ofrohet si një aset në interes të BE-së. Sonte eurodeputetët do diskutojnë për zgjerimin e BE, përpjekjet që kanë bërë vendet në rajon dhe krizën ekonomike. Disa janë kundër zgjerimit, pasi e konsiderojnë si shkaktar të krizës. Pa u zgjidhur situata me Greqinë nuk do të ketë hapa konkretë për zgjerimin e BE-së. Por antarët e BE janë të vëmendshëm në zhvillimet e brendshme në rajon. Pas një ngërçi politik, në Shqipëri ka sinjale pozitive, kemi futje të partive në parlament, kanë krijuar projekte për reformat. Është mirë që të bëhet integrimi”-tha Kukan.
Grupi nga Parlamenti Evropian ka mbërritur gjatë ditës së sotme në Tiranë në kuadër të takimit të 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

Delegacioni i PE-së kryesohet nga shefi për Evropën Juglindore në KE-së Eduard Kukan dhe europarlamentarët Victor Bostinaru, nënkryetar i grupit S-D Rumani, Antonio Cancian nga EPP Itali , Tanja Fajon S-D Slloveni, Stanimir Ilchev nga partia ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos nga Greens/EFA Greqi.

Gjatë ditës së sotme delegacioni i PE-së pati takime me presidentin Bamir Topi, me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, me kreun e PS-së Edi Rama.
Ndërsa ditën e nesërme delegacioni i Parlamentit Europian do të marrë pjesë në takimin e 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here