Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar dhe më gjerë, Miriam Cani, e cila prej vitesh e ka ngritur jetën në Gjermani, ka lënë gjatë javës së shkuar shtetësinë shqiptare. Me një dekret të Presidentit të Republikës, bazuar në nenet e Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe në nenet e ligjit nr. 8389, “Për shtetësinë shqiptare”, këngëtarja Miriam Cani nuk mban më shtetësinë shqiptare.
Nuk e dimë se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë këngëtaren të marrë këtë vendim, por besojmë se gjithçka lidhet me karrierën që ajo ka ndërtuar në Gjermani.