Home Aktualitet Vrasja e Santos, gjendet barut ne duart e kushërinjve Gjozi

Vrasja e Santos, gjendet barut ne duart e kushërinjve Gjozi

649
0

autoretDy kushërinjve nga Fushë-Kuqja të dyshuar si të implikuar në atentatin ndaj bankierit Artan Santo, u është gjendur barut në duar.

Klodian dhe Saimir Gjozi u shoqëruan për verifikime në Bubq të Fushë-Krujës, po atë ditë që ndodhi ekzekutimi në zemrën e Tiranës në zonën e ish-bllokut (26 Qershor), duke qenë persona me precedentë penalë për krime te rënda dhe duke shtuar faktin se kishin një motor Suzuki të ngjashëm me atë që u përdor në vrasjen e Santos. Pas kësaj, dy kushërinjve u janë marrë kampione në duart e tyre me qëllim që të shikohet nëse kanë qëlluar me armë apo jo. Ata janë lënë në burg për 15 ditë nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi u janë gjetë armë pa leje në banesë dhe kampionet e marra nga duart e tyre janë dërguar në laboratorin Shkencor të Policisë, ku pas ekspertimeve sot është dalë në përfundimin se në duart e tyre ka shenja baruti.

Sakaq, një prej kushërinjve të arrestuar, Klodian Gjozi, rezulton person me rrezikshmëri të lartë për shtetin grek. Gjozi është dënuar me 7 vjet nga shteti fiqnj për një vrasje dhe ka bërë burg nga vitit 2004 deri në 2011. Po ashtu, ai është dënuar sëbashku me vëllain e tij, Arjan Gjozi për trafikim të narkotikëve në vitin 2012. Policia e Shtetit bën të ditur se vllezërit Klodian dhe Arjan Gjozi konsiderohen shumë të rrezikshëm nga ana e policisë Greke edhe për veprën penale të vjedhjes me armë.

Ndërsa sa i përket motorit 650 CC Suzuki në pronësi të Klodian Gjozit i cili u sekuestrua në një servi në Bubq, dhe që është i ngjashëm me atë që u përdor në vrasjen e bankierit Artan Santo, sipas Interpol Athina, Greqi, rezulton të jetë denoncuar i vjedhur më datë 16.01.2014, në rajonin e Selanikut me pronar shtetasin grek D.G.

HETIMI/ Bizhga mbledh ekspertët e policisë
Grupi hetimor që po heton vrasjen e bankierit, Artan Santo është mbledhur mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ka qenë nëndrejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, Sokol Bizhga, ai që ka mbledhur ekspertët e policisë në takim, duke kërkuar edhe të rejat e fundit në lidhje me hetimin për zbardhjen e ekzekutimit të drejtorit të Credins Bank. Bizhga është edhe kreu i grupit hetimor të policisë.

Njoftimi i plote i Policise se Shtetit
Në vijim të informacionit të publikuar mbi ndalimin më datë 26.06.2014, në Fushë Krujë, të shtetasve Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozi, si dhe të bllokimit të motorit tip suzuki në një servis në afërsi të fshatit Bubq, gjatë operacionit të ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit për kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Artan Santo, ju bëjmë me dije se:

Dy kusherinjve Gjozi u gjendet barut ne duar
Nga strukturat e Policisë së Shtetit pas ndalimit të këtyre 2 shtetasve, i cili u bë pasi nga ana e policisë disponoheshin informacione mbi persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje dhe mbi aktivitetin e tyre kriminal të mëparshëm, është bërë dhe ekspertimi përkatës kriminalistik, ku u janë gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe konkretisht mbetje të barutit.

Ndërkohë përmes Interpol Tirana është bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion me autoritetet ligjzbatuese Greke për verifikimin e të dhënave lidhur me personat e ndaluar, si dhe të motorit tip suzuki bllokuar këtyre shtetasve, i ngjashëm me motorin e përdorur nga autorët ditën e vrasjes.

Klodian Gjozi, 7 vite burg ne Greqi per vrasje…burg edhe me vellain e tij per trafik droge
Nga informacioni i marrë nga autoritetet ligjzbatuese Greke rezulton se shtetasi Klodian Ahmet Gjozi, ka vuajtur dënimin në burgjet Greke për veprën penale të vrasjes që nga data 21.06.2004 deri më 13.04.2011. Gjithashtu ky shtetas është ndaluar përsëri nga ana e policisë Greke më 30.06.2011 për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, së bashku me vëllain e tij Arjan Gjozi (shitje kokaine në zonat e Pagratit dhe Vironas në Athinë) dhe të dy janë liruar nga burgu më datë 25.05.2012.

Gjozi i rrezikshem per Greqine, vjedhje me arme
Vllezërit Klodian dhe Arjan Gjozi konsiderohen shumë të rrezikshëm nga ana e policisë Greke (për veprën penale të vjedhjes me armë).

Gjithashtu shtetasi Arjan Gjozi para shumë vitesh, përdorte identitetin Dilaver Gjozi.

Motori Suzuki i kusherinjve Gjozi, i vjedhur ne Janar te 2014-s ne Selanik
Po ashtu lidhur me motorin 650 CC Suzuki, bllokuar këtyre shtetasve më datë 26 qershor nga ana e Policisë së Shtetit, sipas Interpol Athina, Greqi, rezulton të jetë denoncuar i vjedhur më datë 16.01.2014, në rajonin e Selanikut me pronar shtetasin grek D.G..

Policia e Shtetit serish apel qytetareve: 100 mije euro shperblim per informatoret
Policia e Shtetit duke rikonfirmuar angazhimin e saj maksimal për zbardhjen e vrasjes së Z.Artan Santo dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kontribojnë në hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Për çdo informacion të vlefshëm Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here