Brenda vitit Bashkia e Tiranës do të hapë tenderin për ndërtimin e Tramvajit. Kështu është shprehur kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi, premtim ky i bërë nga ai gjatë fushatës në zgjedhjet e vendore të majit.
Ai gjithashtu theksoi se në sajë të financimeve të përbashkëta me BE-në do të ndërtohen parqet në lagjet e Tiranë, do të bëhet përpunimi i inerteve, ndërtimi i parkut të ri të Tiranë, rikthimi i hapësirave të gjelbërta dhe programe të tjera.
Nga ana e tij Ambasadori Ettore Seqiu u shpreh se ardhmja e Tiranës duhet të jetë europiane.
“Duam që e ardhmja në Tiranë të jetë europiane dhe në favor të qytetarëve të saj. Ne shpresojmë në standarte dhe rregullat që Bashkia do implementojë në projektet e saj dhe besojmë se Tirana do të jetë në krye të procesit të integrimit të Shqipërisë. Europa është gjithashtu një sistem standartesh dhe rregullash, një formë, e cila shpresojmë që në të ardhmen do të gjejnë vend në planin që kryebashkiaku po përgatit. Ne do të diskutojmë edhe në të ardhmen se çfarë dhe në ç`mënyrë Bashkimi Europian do të ofrojë ndihmën e tij” ka theksuar Sequi.
Kryebashkiaku i Tiranës e informoi ambasadorin Sequi në lidhje me vendosmërinë për të zbatuar ligjin.