Home Politike Berisha: Në 8 maj, Durrësi do të votojë blu

Berisha: Në 8 maj, Durrësi do të votojë blu

510
0

Kryeministri Sali Berisha ftoi sot qytetarët e Durrësit që në 8 maj të votojnë kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” për kreun e kësaj bashkie, Ferdinand Xhaferraj, pasi kjo do të jetë votë për Durrësin, për punësimin dhe një infrastrukturë moderne.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë premtoi ndër të tjera punësimin, ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, ujë gjatë 24 orëve.

“Garantoj ju, se programi i Xhaferraj per Durrësin e këtij shekulli do të mbështetet me të gjitha potencialet nga qeveria shqiptare. Vota juaj më 8 maj është para së gjithash, vota për shndërrimin e Durrësit në një gjenerator të krijimit të vendeve të reja të punës, jo vetëm për qytetarët e tij, por për të gjithë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here