Home Aktualitet Vizita e Papes percillet ne mediat nderkombetare

Vizita e Papes percillet ne mediat nderkombetare

106
0

pope-bbcVizita e Papa Françeskut në Shqipëri ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Thuajse secila prej prestigjiozeve botërore e ka komentuar në mënyra të ndryshme, se pse është pikërisht Shqipëria vendi i parë europian që Ati i Shenjtë zgjodhi për vizitën e tij.

Gazeta “Daily Mail” shkruan se Papa Françesku u prit me tapet të kuq në aeroportin e Tiranës dhe thekson se vendimi i Papës, që të vizitojë Shqipërinë “e vogël” përpara ndonjë vendi të madh europian, është në përputhje të plotë me dëshirën e tij për të shtrirë besimin e Kishës Katolike kudo, madje edhe në periferi.

Më pas, gazeta amerikane “Washington Post” i kushton vëmendje mesazhit të dhënë nga Papa Françesku në meshë, i cili dënoi ndalimin e fesë në Shqipërinë komuniste, por nga ana tjetër përgëzoi harmoninë fetare që vendi gëzon tani. Gjithashtu, gazeta “Telegraph” e përshkruan vendin e vogël të Ballkanit perëndimor, si model të bashkëjetesës fetare, çka frymëzoi kreun e Vatikanit për të përcjellë mesazhin e tij të paqes.

Ndërkaq, prestigjiozja CNN, në formën e një reportazhi, e përshkruan itinerarin e ceremonisë të kreut të Vatikanit dhe shton se kjo vizitë shihet si një mbështetje për përpjekjet e Shqipërisë për t’u rritur gradualisht e për t’u afruar me Perëndimin, pasi ajo ka dëshirën e madhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Mediat italiane, me një vëmendje të veçantë për këtë vizitë historike të Papa Françeskut në Tiranë, janë të sinkronizuara hap pas hapi me ceremoninë në Tiranë. Televizioni “Rai 1” e përcolli drejtpërdrejt atmosferën, duke pasqyruar përpjekjet deri në detaje të Shqipërisë për ardhjen e Atit të Shenjtë.

Prestigjiozja “Corriere della Sera” e përshkruan kështu vizitën e Papa Françeskut: “Për nderim të martirëve të komunizmit, për bashkëjetesën fetare”, Papa Françesku ndodhet në Shqipëri si vendi i parë në Europë, përveç Italisë, që duhet bekuar.

Previous articlePapa pritet ne Presidence: “Toleranca fetare, nje inspirim per gjithe boten”
Next articleLufta kunder ISIS, SHBA fillojne sulmet nga ajri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here